Kosovë, ngrihet akuzë për terrorizëm ndaj 1 personi

Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.A., për shkak të veprave penale, “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, “mashtrim”, si dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

Në një komunikatë për media është thënë se pjesë e pakos ka qenë një armë dhe ilaçe të ndryshme, bashkë me një pamfletë me logo të Serbisë, “përmbajtja e së cilës ka bërë thirrje për të dëmtuarin dhe qytetarët tjerë serbë si, M.R., B.P., S.P., M.N., M.P. dhe D.P., që të bartnin armë nga depot e ndryshme të Mitrovicës, me qëllim që të ndërmerren sulme dhe të përdorej dhunë fizike ndaj qytetarëve serb në mënyrë që para bashkësisë ndërkombëtare t’i fajësojnë shqiptarët”, shkruan Rel.

Në komunikatë, Prokuroria Speciale ka thënë se i pandehuri nga viti 2017 ka mashtruar në vazhdimësi shumë qytetarë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore. Ai është prezantuar kinse ka pozita të ndryshme qeveritare me qëllim të manipulimit të qytetarëve serbë./gatapakta impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne