Kosovë, një grua 64-vjeçare humb jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja

Një grua 64-vjeçare ka humbur jetën pasi bashkë me katër persona të tjerë janë goditur nga rrufeja në Parkun Nacional “Prevallë”, vend rreth 30 kilometra larg nga qyteti i Prizrenit.

Gruaja me prejardhje nga qyteti i Ferizajit, e cila po qëndronte në Prevallë, sipas autoriteteve lokale ndërroi jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

“Më datën 18 gusht 2024, rreth orës 12:15, policia ka marrë informatën se në Prevallë, rrufeja ka goditur pesë persona. Njëra nga viktimat, grua 64-vjeçare nga Ferizaji, ishte në gjendje më të rëndë. E njëjta ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren”, njoftoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Në Prevallë, gjatë ditës sotme ka pasur mot me vranësira, përcjellë me shkarkime të shpeshta rrufesh dhe reshje shiu, pas një jave me vapë të madhe, si pasojë e së cilës u hapën edhe vatra zjarri në afërsi të vilave turistike./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne