Kosovë, Obiliq/ Tym i zi në qiell. Termocentralet nisin punën

Banorët e zonës së Obiliqit kanë raportuar së është shtuar sasia e tymit të zi që shkarkojnë termocentralet që djegin qymyrguri. Pas ankesave ka reaguar edhe KEK. Sipas tyre ska vend për shqetësim.

“Ky është një proces i pa shmangshëm që zgjatë për disa orë derisa të kthehen blloqet në prodhim pas revizioneve të përgjithshme. Kjo ndodhë prej kur janë instaluar këto pajisje në Kosovë, tash e 60 vite me parë.

Njëjtë sikurse që ndodhë në çdo vend të botës ku prodhohet energji elektrike nga thëngjilli. Kjo është si rezultat i ndezjes së gjeneratorëve me anë të djegies me naftë dhe zgjatë disa orë derisa të hynë në sistem dhe të fillon ndezja e gjeneratorëve me thëngjill.

Prandaj, i kemi njoftuar qytetarët dhe organet përgjegjëse së se kjo do të ndodhë gjatë fazës se kthimit të blloqeve në prodhim pasi kemi përmbyllur me kohë të gjitha remontet në blloqet e TC-A dhe TC-B në mënyrë që nga shtatori t’i kemi të gjitha kapacitetet në dispozicion të prodhimit të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e KEK.

Blloku A3 ndodhej prej katër muajsh në remon ndërsa sipas KEK gjatë kësaj kohe në dalje të oxhakut do të jetë prezentë tymi pak me i theksuar, si dhe zhurma që do paraqitet gjatë testimit.

Gjatë fazës së startimit të njësisë gjeneruese situatë e tillë është e pashmangshme. Pavarësisht kësaj, ne mbesim me shpresë që do të kemi mirëkuptimin e gjithë qytetarëve sepse kjo është forma e vetme cila na mundësin që qytetarëve të vendit të ju ofrojmë stabilitet energjetik edhe gjatë sezonit dimëror”, thuhet në komunikatë./Top Channel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne