Rajoni

Kosovë – Presidenti Thaçi pranon letrat kredenciale të ambasadores së Ganës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar të premten letrat kredenciale të ambasadores jorezidente të Republikës së Ganës në Kosovë, Salma Frances Mancell.

“Kam kënaqësinë të pranoj kredencialet tuaja dhe t’ju uroj për marrjen e detyrës së ambasadores së Ganës për Kosovën”, – u shpreh Presidenti Thaçi duke falënderuar për njohjen dhe mbështetjen e Ganës për Kosovën.

“Jemi shtet i ri, por me ambicie të mëdha për marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet që punojnë për paqe e liri të popujve në botë”, – shtoi Thaçi.

Ambasadorja Mancell u shpreh e lumtur për marrjen e detyrës si ambasadore për Kosovën dhe që mund të kontribuojë në ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve.

“Gana ka qenë motiv për lirinë e popujve të Afrikës. Sot është shtet me potencial të madh për zhvillim ekonomik. Dëshirojmë të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojmë”, – ka thënë ambasadorja Mancell.

Kreu i shtetit të Kosovës shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve./ trt