Kosta Rika, i pari vend në botë që do të ndalojë përdorimin e plastikës dhe karbonit

Kosta Rika do të bëhet shteti i parë në botë që ndalon përdorimin e plastikës dhe karbonit.

Qeveria e Kosta Rikës, një shtet i vogël në Amerikën Qendrore, ka vendosur që duke nisur nga viti 2021 nuk do të lejojë përdorimin e produkteve plastike një-përdorimshe dhe të karbonit.

“Dekarbonizimi është detyra e madhe e gjeneratës sonë dhe Kosta Rika duhet të jetë një nga vendet e para në botë për ta përmbushur atë, nëse jo e para,” u shpreh presidenti i vendit Carlos Alvarado Quesada.

Duke pranuar se qëllimi që i kanë venë vetes është shumë i vështirë për tu arritur, presidenti tha se heqja e lëndëve fosile djegëse që përdoren gjerësisht për transport në Kosta Rika, por dëmtojnë rëndë mjedisin dhe shëndetin, do të jetë “shpëtim për vendin dhe brezat e ardhshëm”.

Ndërsa plani për të ndaluar përdorimin e objekteve plastike një përdorimshe mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.

Kosta Rika po planifikon që të zëvendësojë plastikën me materiale 100 të riciklueshme ose të biodegradueshme.

Vitet e fundit, Kosta Rika i ka kushtuar shumë rëndësi politikave për të mbrojtur mjedisin, natyrën dhe burimet e tyre natyrore. Ajo është një prej pak vendeve në botë që gjeneron shumicën e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, që nuk cënojnë natyrën dhe ruajnë pasuritë e vendit për brezat e ardhshme./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne