nga Mikhail Khodarenok.
Rrezimi nga ana e Iranit javën e kaluar i një droni survejues të ushtarisë amerikane parashikon shpërthimin e një tjetër acarimi në marrëdhëniet e tensionuara mes Teheranit dhe Uashingtonit. Cilat mund të jenë implikimet e një konflikti të mundshëm ndërmjet dy kombeve?
Menjëherë pas rrëzimit të dronit UAV Global Hawk, New York Times raportoi se Presidenti i SHBA-së Donald Trump miratoi sulme ushtarake kundër Iranit, por pastaj e ndryshoi mendjen.
Le të fillojmë duke thënë se vendimi për të nisur një operacion ushtarak kundër Iranit që përfshin kohën e duhur dhe vendin, duhet të merret nga një grup shumë i vogël i zyrtarëve të lartë politikë dhe ushtarakë amerikanë. Në takime të tilla nuk ndodh të ketë asnjë rrjedhje informacioni.
Le ti hedhim një vështrim tani disa prej detajeve. Dallimi midis një “sulmi” dhe një “operacioni” është mjaft domethënës, së paku sa i përket kohëzgjatjes, forcave ushtarake dhe armëve të përfshira. Do të ishte mirë të dinim nëse New York Times deshte të thoshte një sulm ajror të vetëm apo një operacion të tërë ajror.
Me mjaft kënaqësi raportimi tregoi se sulmet u caktuan për në mëngjes herët me qëllim minimizimin e numrit të vdekjeve të mundshme në mexin e ushtarëve dhe civilëve iranianë. Vlen të theksohet se SHBA-ja asnjëherë nuk ka pasur kujdes për numrin e viktimave, qoftë në mesin e personelit ushtarak kundërshtar ose të popullatës civile.
Për më tepër, qëllimi i çdo konflikti ushtarak është që ti bëjë sa më shumë dëmtime armikut që të jetë e mundur në aspektin e personelit, pajisjeve ushtarake dhe pajisjeve të tjera. Kështu arrihen qëllimet e çdo konflikti të armatosur. Natyrisht që do të ishte më mirë që humbjet civile të mbaheshin në minimum, por për SHBA-në kjo është më tepër një objektiv sekondar sesa një objektiv parësor.
Ushtria dhe Forca Ajrore e SHBA-së tradicionalisht ka goditur para agimit me qëllimin e vetëm për të shmangur artilerinë kundër ajrore, si dhe një numër të sistemeve të mbrojtjes ajrore që pergjigjen me ndjekje optike. Përveç kësaj, një sulm herët në mengjez ndikon në moralin e personelit të armikut.
Këtu duhet të kuptojmë se Irani menjëherë do të hakmerrej, nderkohe qe Teherani nuk eshtë se ka vetem kapacitete të vogla për këtë. Me fjalë të tjera, do të ishte një luftë e plotë. Sulmi amerikan nuk do të kishte përfunduar thjesht me një sulm ajror kirurgjikal pa pasoja si në Siri. Dhe tjetra është se SHBA duket se ka një ide shumë të paqartë se si do të dukej si një fitore ushtarake ndaj Iranit.
Nuk ka dyshim se një fushatë e zgjatur ajrore nga ana e SHBA-së do të minonte potencialin ushtarak dhe ekonomik të Iranit dhe do të degradonte gjendjen sikurse në Afganistan, duke shkatërruar tërësisht industrinë e prodhimit dhe eksportin e hidrokarbureve.
Të thuash se sa kohë mund të zgjasë një fushatë e tillë është dicka që nuk e paparashikon dot, megjithatë ne kemi shembuj të operacionit Desert Storm të vitit 1991 ku sulmet ajrore zgjatën 38 ditë dhe bombardimet kundër Jugosllavisë që vazhduan për 78 ditë. Pra teorikisht SHBA-ja mund të bombardojë Iranin, le të themi për shembull 100 ditë, duke i shkatërruar ekonominë dhe infrastrukturën vendit hap pas hapi.
Megjithatë, çmimi që SHBA do të duhet të paguajë për fillimin e një konflikti të tillë ushtarak mund të jetë shumë i lartë.
Për shembull, Irani mund t’i përgjigjet agresionit amerikan duke gjuajtur raketa balistike me rreze të mesme dhe më të shkurtra për të goditur fushat dhe impiantet e naftës dhe gazit në Arabinë Saudite, Katar, Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Nëse një luftë e tillë do të ndodhte me të vërtetë, pasojat do të ishin shumë të rënda pasi ka arsye të supozojmë se raketat e Iranit nuk do të ishin të pajisura vetëm me metrial shpërthyes të lartë por gjithashtu do të përmbanin edhe agjentë toksikë.
Së pari duhet theksuar se edhe pse aftësitë e agjencive të inteligjencës amerikane janë të një niveli të lartë, mjaft vende të lëshimit të raketave iraniane mbeten të pazbuluara. Së dyti, sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore në Gjirin Persik, sado efektive që të jenë, nuk do të rrëzonin çdo rakete iraniane që do lëshohej. Madje sikur edhe një grusht raketash të Teheranit që arrinin infrastrukturat kritike të Gjirit Persik, do të mjaftonin për të shkaktuar shkatërrime të medha.
Për më tepër, ka më shumë pyetje sesa përgjigje në lidhje me efikasitetin e sistemeve antiraketore dhe atyre të mbrojtjes ajrore që monarkitë e Gjirit Persik kanë dislokuar për të mbrojtur terminalet e tyre të hidrokarbureve dhe infrastrukturës së naftës dhe gazit.
Nëse një skenar i tillë do të bëhej realitet, kjo do të sillte kaos të pakonceptueshëm për ekonominë botërore dhe do të nxiste menjëherë ngritjen e çmimeve të naftës në 200 deri në 250 dollarë për fuçi, megjithëse ky është vlerësimi më i ulët. Janë këto implikime që ka më shumë gjasa ta kenë ndalur SHBA-në nga të sulmuarit e Iranit.
Për të zgjidhur problemin e Iranit një herë e përgjithmonë, SHBA do të duhet të zhvillojë një operacion në shkallë të gjerë, ku ushtrija amerikane të pushtojë vendin. Amerika do të duhet të pastrojë vendin nga forcat e rregullta iraniane dhe nga Garda Revolucionare. Do duhet të heqë rrëzojë nga froni udhëheqjen aktuale të Iranit dhe të ketë një prani ushtarake në çdo qytet të madh për 10-15 vitet e ardhshme dhe të mbajë nën kontroll të gjithë vendin në të njejten kohe.
Sa për kujtim, SHBA-ja nuk arriti ta bëjë këtë as edhe në Afganistan, i cili është disa herë më i vogël se Irani në aspektin e territorit dhe të popullsisë. Dhe pas gati 18 vitesh lufte, SHBA-ja nuk ka arritur pothuajse asgjë.
Mikhail Khodarenok është analist ushtarak për RT.com. Ai është një kolonel i dalë në pension dhe ka shërbyer si oficer në drejtorinë kryesore operative të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë.
Burimi: /rt/Gazeta Impakt