KQZ: Në rrezik procesi zgjedhor, partitë nuk kanë dorëzuar komisionerët e KQV-ve

Ditën e dielë mbahen votimet për Parlamenin e ri të Shipërisë. Ndërsa nesër nis shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të drejt qendrave të votimit. KQZ thotë se ku proces i rëndësishëm po vihet në rrezik nga partitë politike të cilat nuk po depozitojnë propozimet e tyre për komisionerë të Qendrave të Votimit, edhe pse jemi në limitet e fundit kohor për të bërë emërimet e komisionerëve.

KQZ thotë se 16 KZAZ nuk kanë përmbyllur emërimet e anëtarëve të KQV-ve, ndërkohë që procesi i shpërndarjes së materialeve të zgjedhore duhet të mbyllet 15 orë para hapjes së votimit.

Zedhënësja e KQZ-së renditi të gjithë KZAZ ku nuk janë përmbyllur emërimet e anëtarëve të Qendrave të Votimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne