KQZ vazhdon të keqinformojë në lidhje me rezultatet e 30 qershorit

Instituti i Studimeve Politike (ISPE) denoncoi në mesditë se si KQZ raportoi të dhëna të palogjikshme në lidhje me rezultatin e Bashkisë Elbasan.

Në tabelën përmbledhëse të rezultatit, që nuk është kurrësesi me të dhëna paraprake, KQZ deklaroi se në kutitë e votimit për kryetar në Elbasan u gjetën 35,618 vota, ndërsa kandidati socialist kishte marrë 38,479.

2,861 vota më shumë se sa fletët e votimit që ishin gjetur.

E njëjta mënyrë u vu re edhe për votat për Këshillin Bashkiak, ku KQZ deklaroi në tabelën përfundimtare 40,601 fletë, ose 4,983 vota më tepër se sa u gjetën te kutia për Kryetar.

KQZ e ndryshoi tabelën rreth 40 minuta më vonë pa dhënë shpjegime dhe pa marrë përgjegjësi. Fletët në kuti kishin qenë 40, 612 dhe jo 35,618.

ISPE rikujtoi se “përderisa tabela gjendej në faqen e KQZ ajo është dokument zyrtar dhe si i tillë merr vlerë referimi”.

Ky nuk është rasti i vetëm ku KQZ ndryshoi të dhënat pa marrë përgjegjësi.

Për pjesëmarrjen ajo fillimisht deklaroi 18%, më pas 20.6%, në të dhënat paraprake 24.12% dhe në fund të procesit 22.97%./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne