KQZ vendos të rinumërojë edhe tre vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është raportuar dhe diskutuar për procesin e numërimit të votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta.

Pos kësaj aty nga anëtarët u kërkua që të procedohen të gjitha votat e ardhura nga Serbia dhe ato nga diaspora, por që u vendos të diskutohet në mbledhjen e ardhshme për këtë.

Burim Ahmetaj, nga QNR tha se kanë hasur probleme tek 3 vendvotime, ku janë problemet e njëjta me ato të 530 vendvotimeve tjera që janë vendosur të rinumërohen më herët.

“Ndërkaq sa i përket futjes së dhënave QNR në procedimin e të dhënave nga formularët e rezultateve, kemi pasë procese të vazhdueshme të rinumërimit deh vazhdimisht në data bazën reflektoje se në disa fletëvotim nuk kanë mundur që të kalojën në auditim për shkak të mos përputhjes. Pjesën më të madhe e kemi identifikuar në fazën e dytë që kanë pjesa më me madhe prej 530 vendvotimeve të cilat i kemi edhe e KQZ ka marrë vendim për ti rinumëruar”.

“Ka qenë një numër simbolik i vendvotime që detektojshim në bazë të të dhënave që nuk mundet të  procedohen në rregull dhe të kenë mos përputhjes të natyrës së njëjtë  me vota subjekteve dhe votave të kandidatëve”.

“Për shkak të numrit të madh të vendvotimeve është dashur të tërësisht të procedohen në bazë të të dhënave dhe pas të gjitha kontrolleve të thella të bazave të të dhënave që i kemi bërë, na kanë rezulto tri vendvotime akoma për të cilat kemi akoma mos përputhje të numrit të votave të subjekteve me vota të kandidatëve”.

“Dy vendvotime janë në Podujevë dhe një në Prizren, ku natyra është e njëjtë me ato që janë rinumëruar dhe që ka marrë vendim KQZ-ja. Rekomandimi është që këto 3 vendvotime të rinumërohen sepse i takojnë kategorisë së njëjtë”.

Ai po ashtu deklaroi se edhe në një vendvotim janë në mungesë 451 fletëvotime të pa përdorura.

“Një vendvotim është paksa më specifik se sa vendvotimet deri tash, proceduralisht ky vendvotim është proceduar në rregull, në bazën e të dhënave”.

“Në fjalë tek rubrika 7 janë shënuar 451 fletëvotime të dëmtuara, ky vendvotim votim është në përputhje tjetër, pas rinumërimit rezulton se mungojnë 451 fletëvotime, 1 fletëvotim është i dëmtuar  gjatë ditës, 299 janë brenda kutisë, 13 të pa vlefshme dhe 286 të vlefshme, problemi është se mungojnë 450 fletëvotime të papërdorura”.

Pas të gjitha diskutimeve u votua që të rinumërohen 3 vendvotimet në fjalë, ndërsa vendvotimi i 4 u vendos që të rinumërohet pas hulumtimit./Mesazhi/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne