Krahu i dhjathtë i Erdoganit: Ia thyejmë këmbët Ciprasit

Kërcënime të ashpra vijnë në drejtim të kryeministrit grek, Aleksis Cipras, nga këshilltari i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Jigit Boult, bëri një kërcënim të paprecedent gjatë një programi televiziv, duke iu referuar mollës së fundit të sherrit mes Turqisë dhe Greqisë, ishullit të Imias. Ai tha se Turqia do t’i presë duart dhe këmbët kryeministrit grek, ministrit të Mbrojtjes Kamenos dhe çdo zyrtari tjetër helen që do guxojë të shkelë në Imia.“Athina do të ndiejë zemërimin e Turqisë, më keq se në Afrin. Ne do të thyejmë këmbët dhe duart e zyrtarëve, kryeministri apo çdo ministri që do guxojë të shkelë në Imia në Egje”, tha këshilltari i presidentit turk.

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë shtuar pasi Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë bëri të ditur se nuk i ka lejuar ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos që të vendosë kurorë lulesh në rajonin e Kardak të Detit Egje me një anije luftarake, në memorialin kushtuar tre ushtarëve grekë që humbën jetën gjatë krizës së ishujve në vitin 1996.Pas kësaj, mediat greke kanë nxjerrë fotot dhe videot e gjithë asaj që ndodhi duke e cilësuar provokim dhe duke shkruar se Kamenosit iu bë pritë nga Turqia dhe ai ra në të

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne