Sipas lajmit bëhet me dije se gjatë një operacioni ajror të zhvilluar në perëndim të Irakut ka mbetur i vrarë personaliteti i dytë pas Ebubekir el Bagdatit në organizatë, apo siç njihet prej tyre si Ministri i Luftës, Hamid el Xhumejli.
Nga deklarata që shërbimet e inteligjencës së Irakut kanë bërë për IMN-ë është thënë se: “Sipas informacioneve të sakta të mundëuara nga Drejtoria e Shërbimeve Inteligjence Ushtarake, avionët ushtarakë të Forcave Ajrore kanë goditur bazat ushtarake në rajonin El Kaim të Irakut në të cilën ishin vendosur drejtuesë të ISIS-it.”
Edhe pse nuk është dhënë informacioni në lidhje me kohën kur është zhvilluar operacioni është dhënë informacioni se nga ky sulm kanë mbetur të vrarë edhe dy drejtuesë të tjerë të ISIS-it.
Burimi : Sputnik/ ML