Kremlin: Erdogan-Putin takohen të hënën në Ankara

Yuriy Ushakov, Këshilltar i Kremlinit [Pallati Presidencial i Rusisë] për Politikën e Jashtme, deklaroi se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan dhe Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë një takim dypalësh të hënën (16.09.2019).

“Përveç Sirisë ata do të vlerësojnë edhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Moskë. Takimi do të përqendrohet gjithashtu në bashkëpunimin teknik ushtarak”,- sqaroi këshilltari i Kremlinit.

Ushakov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Moskë për samitin trepalësh (Turqi-Rusi-Iran) që do të mbahet të hënën (16.09.2019) në Ankara.

Në suazën e samitit do të zhvillohen edhe takime dypalëshe, u shpreh Ushakov dhe shtoi: “Putin dhe Erdogan takohen shpesh. Takimi i fundit u mbajt pak kohë më parë në Panairin Ndërkombëtar të Aviacionit dhe Hapësirës MAKS-2019“.

Në takimin e tyre në Ankara Putin dhe Erdoan do të konsultohen mbi zhvillimet në Siri. Përveç Sirisë ata do të vlerësojnë edhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Moskë. Takimi do të përqendrohet gjithashtu në bashkëpunimin teknik ushtarak”,- u tha Ushakov gazetarëve

“Në vitin 2018 vëllimi tregtar ndërmjet Turqisë dhe Rusisë u rrit me 15,8 për qind dhe arriti në 25,5 miliardë dollarë. Në emër të forcimit të marrëdhënieve tregtare të dyja vendet i kushtojnë një rëndësi të madhe tregtisë me monedhat kombëtare. Për ta intensifikuar këtë praktikë (tregtinë me monedha kombëtare) po hartohet edhe një marrëveshje ndërqeveritare”,- përfundoi Këshilltari i Kremlinit për Politikën e Jashtme Yuriy Ushakov./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne