Bota

Kremlini hedh poshtë alarmin e SHBA-ve për sulm kimik në Siri

Kremlini ka hedhur poshtë pohimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) me çka u paralajmërua rreziku nga një sulm i ri kimik në Siri, duke thënë se “presidenti Bashar Assad dhe ushtria e tij do të paguajnë një çmim të lartë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kërcënime të tilla ndaj liderëve legjitim të Sirisë janë të papranueshme”, tha Dmitry Peskov, zedhënës i presidentit rus Vladimir Putin.

SHBA: Regjimi i Asadit planifikon sulme të reja kimike

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se ka prova “të mundshme” që sugjerojnë se regjimi sirian është duke përgatitur sulm të ri me armë kimike, të ngjashëm me atë të 4 prillit në Idlib, që rezultoi më një sulm raketor amerikan mbi një bazë ajrore të ushtrisë siriane.

Peskov kritikoi administratën e presidentit Trump për fjalinë e përdorur “një tjetër sulm kimik”, pasi sipas tij, lidhur me sulmin e 4 prillit nuk është kryer një hetim zyrtar, përkundër apeleve ruse.

“Kjo është arsyeja që bën të pamundur të fajësojmë forcat e armatosura siriane”, tha Peskov.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, në një postim në Twitter tha se “për secilin sulm tjetër mbi popullatën e Sirisë do të fajësohet Asadi por gjithashtu edhe Rusia dhe Irani të cilët e përkrahin në vrasjen e popullit të tij”./ AA

OPINIONE