Kremlini konfirmon: Putin në Hamburg do të takohet me Trumpin

Nga Kremlini është konfirmuar se presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, do të takohen në margjinat e samitit të liderëve të vendeve të G20 në Hamburg të Gjermanisë.

Këshilltari për politikë të jashtme në kabinetin e presidentin rus, Yuriy Ushakov, njoftoi sot se Putin dhe Trump në Hamburg do të takohen më 7 korrik, ditën e parë të Samitit të 12-të të liderëve të vendeve më të zhvilluara në botë.

Më parë edhe Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se takimi i parë i të dy liderëve mund të organizohet gjatë Samitit në Hamburg.

Të shumta janë temat mbi të cilat Putin dhe Trump mund të bisedojnë, ndërsa pritet që në radhë të parë të bisedohet për krizat në Ukrainë dhe Siri dhe për mospajtimet diplomatike mes Uashingtonit dhe Moskës./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne