Kremlini: Strategjia e re e Amerikës është imperialiste

Zëdhënësi i Kremlinit ka thënë se strategjia e re për siguri kombëtare e Amerikës ka natyrë imperialiste.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Dimitri Paskev, zëdhënësi i Pallatit të Kremlinit, të martën ka kritikuar strategjinë e re të Amerikës për siguri kombëtare dhe ka deklaruar se Moska pretendimet e kësaj strategjie e cila thotë se Rusia është një kërcënim për Amerikën, nuk i pranon dhe në përgjithësi konsideron se ky dokument ka natyrë imperialiste. Paskev shtoi se Rusia nuk po shikon çështje pozitive në strategjinë e re të Amerikës për siguri kombëtare, mirëpo për është e gatshme për të biseduar me këtë vend. Paskev gjithashtu theksoi se në strategjinë e re të Amerikës vërehet qartë mosinteresimi i këtij vendi për të hequr dorë nga qasje dhe vështrimi njëpolësh ndaj botës. Vlen të theksohet se Donald Trump, presidenti i Amerikës, të hënën ka publikuar një dokument 68 faqes të strategjisë së re për siguri kombëtare të Amerikës në të cilën edhe njëherë ka theksuar nevojën për forcimin e kapaciteteve ushtarake të Amerikës duke pretenduar superioritetin e këtij vendi në arenën ndërkombëtare./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne