Kremlini: Uashingtoni kërkon një rend botëror njëpolar

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve të martën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se Uashingtoni kërkon një rend botëror njëpolar duke përfshirë vetëm nevojat dhe interesat amerikane, duke iu referuar raportit të ShBA mbi strategjinë për sigurinë.

Kremlini dënoi të martën karakterin imperialist të raportit mbi strategjinë për sigurinë kombëtare, publikuar një ditë më parë nga ShBA-ja duke akuzuar Uashingtonin për përfshirje në një botë njëpolare.

“Karakteri imperialist i këtij dokumenti është i dukshëm, ashtu si refuzimi për të hequr dorë nga një botë njëpolare, një refuzim insistues”, deklaroi për shtypin zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov duke nënvizuar se autoritetet ruse nuk mund të pranojnë që vendi i tij të trajtohet si një kërcënim për sigurinë e SHBA-së.

“Padyshim, ka pika pozitive”, theksoi Peskov, duke përmendur vullnetin e Uashingtonit për të bashkëpunuar me Rusinë në fusha, ku përputhen me interesat e amerikanëve.

“Kjo korrespondon me qasjet tona sepse edhe Moska kërkon gjithashtu të bashkëpunojë me ShBA, atje ku ajo e shikon se ka avantazhe”, shtoi ai.

Në një komunikatë publikuar të martën në mbrëmje, Ministria ruse e Punëve të Jashtme dënoi nga ana e saj një dokument që përmbante fraza antiruse dhe që nuk parashikojnë një bashkëpunim konstruktiv (…) por përballje.

“Kjo tregon për të mbajtur me çdo çmim një dominim amerikan dukshëm të dobësuar në arenën ndërkombëtare”, shtoi ministria ruse duke konfirmuar se Uashingtoni kërkon një rend botëror njëpolar duke përfshirë vetëm nevojat dhe interesat amerikane.

Raporti mbi strategjinë për sigurinë kombëtare, publikuar të hënën nga Shtëpia e Bardhë, konfirmon se Rusia po përpiqet të dobësojë influencën amerikane në botë dhe të krijojë ndarje me aleatët dhe partnerët e saj./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne