Kreu i BKH/ KLP mblidhet nesër për të votuar të propozuarën nga SPAK, Aida Hajnajn

KLP do të mblidhet ditën e nesërme për të votuar dhe vendosur nëse Aida Hajnaj, zv. drejtoresha e Policisë së Shtetit do të jetë apo jo kryetare e BKH-së.

Aida Hajnaj u propozua nga SPAK ditën e djeshme pasi 3 rivalët e tjerë të saj ishin skualifikuar.

KLP nesër mblidhet në orën 12:00 dhe pikërisht çështja e Aida Hajnajt është në krye të axhendës. Aida Hajnaj pritet të jetë kryetarja e Byrosë Kombëtare të Hetimit ose e quajtur ndryshe si ‘FBI’-ja shqiptare.

PD paralajmëroi përzgjedhjen e Aida Hajnajt në krye të BKH-së teksa akuzoi Ramën se me vendosjen e saj do të kapë edhe këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë.

NJOFTIMI NGA KLP

KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË

RENDI I DITËS
MBLEDHJAPLENARE
30Korrik2020

Informacion mbi mbledhjen

Ø Dita/Data: E Enjte,30.07.2020
Ø Ora: 12:00

Ø Kohëzgjatja: ———
Ø Vendi: ——————–(organizohet online)
Ø Thirrur nga: Kryetari
Ø Pjesëmarrësit: Anëtarët

Kjo mbledhje do të organizohet online në lidhje Zoom me të gjithë anëtarët e Këshillit, si dhe te ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, programet, EURALIUS dhe OPDATnë kushtet e distancimit socialsi rezultat i pandemisë COVID-19.

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 27.07.2020.
2. Emërimi i Drejtueses sëByrosëKombëtare të Hetimit znj. Aida Hajnaj.
3. Miratimi i projektaktit “Për miratimin e lejes së papaguar të znj. Armanda Xhaferri prokurore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
4. Miratim i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtueses së Prokurorisëpranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec znj. Dorina Bejko ”.
5. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit tëProkurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë znj. Ollga Visi”.
6. Miratimi i projekaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit tëProkurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastëre z. Julian Çafka” .
7. Miratimi i projektaktit “Për shtyrjen e caktimit të afatit të zhvillimit të seancës dëgjimore tëlidhje me procedimin disiplinor të filluar ndaj magjistrates Elina Kombi me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne