Kreu i Diyanetit publikoi një mesazh me rastin e Natës së Mirë të Regaibit

Kreu i Entit për Çështje Fetare të Turqisë (Diyanet), Ali Erbas bëri të ditur se ditët dhe netët e shenjta janë një rast i mirë për njeriun për të rikujtuar përgjegjësitë ndaj krijimit.

Në mesazhin e tij të publikuar me rastin e Natës së Mirë të Regaibit, Ali Erbas bën të ditur se kanë filluar muajt e shenjtë të mëshirës, begatisë dhe shpëtimit, të njohura në mesin e popullit si “tre muajt e mëdha”.

Duke e bërë të ditur se në natën mes të enjtes dhe të premtes do të shënohet Nata e Mirë e Regaibit, që është lajmëtare e fillimit të kësaj periudhe shpirtërore, kreu i Diyanetit tha: “Myslimanët çdo vit gjejnë paqe dhe qetësi shpirtërore nga lutjet, pendimet dhe faljet e sinqerta që bëjnë duke e shënuar Natën e Mirë të Regaibit. Ditët dhe netët e shenjta janë një rast i mirë për njeriun për të rikujtuar përgjegjësitë ndaj krijimit, Perëndisë, rrethit dhe të gjithë krijesave dhe për të bërë një fillim të ri për një jetë më të mirë”.

Erbas i uroi gjithë botës islame Natën e Mirë të Regaibit dhe kërkoi nga Allahu që kjo natë dhe tre muajt e shenjta të sjellin unitet dhe gjallëri për myslimanët dhe të jetë udhëzim, të sjell paqe dhe qetësi për njerëzimin./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne