Kreu i forumit rinor: Strukturat e ‘Mjaft’ dhe marionetat e Henri Çilit po përçajnë PD-në

Konflikti në Partinë Demokratike mes njerëzve pro dhe kundër Lulzim Bashës ka përfshirë edhe kreun FRPD, Belind Këlliçi dhe deputetin e zgjedhur Ervin Salianji. Ky i fundit rreth një vit më parë humbi garën me Këlliçin për të drejtuar Forumin Rinor të Partisë Demokratike.

Sot përmes një deklarate në emër të FRPD-së, Këlliçi sulmon ashpër Ervin Salianjin të cilin e konsideron si marionetë të Henri Çilit, ndonëse nuk i përmend me emra.

“Kisha vendosur te hesht pas situates tejet te veshtire qe po kalon PD, familja jone e madhe politike. Pas nje humbjeje derrmuese dhe nje rezultati te cilin asnje demokrat dhe opozitar nuk e meritonte dhe perfytyronte, mendoj se gjendemi ne momentin ku askush nuk eshte i tepert. Konflikti yne ne kete moment i sherben vetem Edi Rames dhe atyre qe sot mbrojne qorrazi kete situate ku ndodhet PD dhe nuk duan asnje zgjidhje e cila forcon PD, pasi si sherbetore te pushtetit te rradhes dhe per interesat e tyre klienteliste, duan ta shohin PD te shpartalluar koke e kembe. Keta sherbetore te Edi Rames, kryesohen nga ata te cilet tentojne ta percajne dhe me shume PD, Neim Cili dhe marionetat e tij.  Megjithate eshte e pamundur te ruash kete qetesi qe i sherben unitetit, pas shpifjeve, trillimeve dhe baltosjes se nje prej deputeteve te zgjedhur te PD, uzinjolos i cili pasi humbi ne cdo kuti votimi ne fshatin e tij te lindjes, guxoi dje te baltose FRPD dhe punen e saj ne 1 vit e gjysem”, thotë Këlliçi në deklaratën e tij.

Ai shkon edhe më tej kur thotë se strategji të mbështetura nga organizata ‘Mjaft’ sot kanë ngritur krye.

“Te hedhesh poshte kontributin dhe punen e mijra te rinjve, do te thote se ke mision vetem shkaterrimin dhe percarjen. Te quash amorale garen e vertete te zhvilluar per kreun e FRPD, e cila duhet te sherbeje dhe si model per vete garen brenda PD, eshte nje kompleks inferioriteti nga i cili mesaduket nuk ka shpetim. Por kete nuk e arrin dot askush sot, sado te financohet nga Neimi, apo te ndjeke strategji te mbeshtetura nga strukturat e Mjaftit, qe fatkeqesisht sot kane ngritur krye dhe ne PD.

Miqte e mi, sot eshte koha te ringreme PD dhe jo ta percajme ate. Perbuzni dhe refuzoni me neveri kedo qe hedh balte qofte edhe mbi anetarin me te thjeshte te PD dhe mos harroni se dinjiteti vlen me shume se gjithcka. Sebashku do ja dalim ta c’rrenjosim kete te keqe qe na ka kapluar te gjitheve. Sot, neser dhe ne te ardhmen, do diskutojme PD dhe fitoren e se djathtes. Neimin, idete dhe uzinjolot e tij, i kemi mundur njehere”, përfundon deklarata e Këlliçit.

Ky reagim i ashpër i tij vjen një ditë pasi deputeti i zgjedhur i Korçës, Ervin Salianji sulmoi FRPD-në gjatë një emisioni televiziv në RTSH, ku ishte i ftuar edhe politologu Afrim Krasniqi.

Afrim Krasniqi: Është hera e parë kur kryetari i forumit rinor nuk ka qenë në listë.


Ervin Salinji: Në partitë politike kur merr një pozicion politik të shërben ty dhe merr një pozicion për të bërë opozitë. Nëse më thoni se ka pasur opozitë nga ana e forumit rinor apo ka pasur organizim më të madh nga ky forum gjatë kohës një vit e gjysmë nga momenti i zgjedhjes edhe pas…Se nuk dua t’i hyj as momentit të zgjedhjes, dhe asnjë imoraliteti tjetër pavarësisht se si janë bërë ato zgjedhje. Jua them unë një kriter se listat janë bërë nga kryetari i partisë dhe e ka marrë përgjegjësinë vetë, por kriteri është ky: opozicioni ndaj qeverisë, më thoni një njeri që ka bërë opozitë të fortë dhe ka mbetur jashtë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne