Kreu i myslimanëve të Greqisë: Al Saud nuk i përket botës islame

Kreu i institutit të myslimanëve në Greqi ka thënë se regjimi Al Saud me veprimet e tij anti-islame nuk i përket ummetit islam dhe botës islame.

Naim Gadur, në një iftar me klerikët dhe personalitetet e shquara politike dhe kulturore, tha se bllokimi në Gaza dhe krimet e Izraelit kundër popullit palestinez nuk e kanë detyruar regjimin Al Saud që të mendojë për popullin palestinez dhe të mos bashkëpunojë me regjimin sionist dhe të mos hedhë hapa kundër interesave të vendeve islamike. Ushtarakët sauditë në bashkëpunim me Amerikën kanë rrethuar Jemenin dhe i kanë imponuar një katastrofë popullit të varfër jemenas duke vrarë për fëmijë për çdo ditë e më shumë. Regjimi Al Saud duhet t’i japë fund sa më shpejt rrethimit të Jemenit dhe Katarit dhe të heqë dorë nga veprimet anti-islame, tha Gadur./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne