Kreu i OBT paralajmëron Anglinë

Roberto Azevendo, kreu i OBT ka paralajmëruar Britaninë e Madhe mbi pasojat me të cilat do të përballet ky vend në rast të largimit të saj nga BE. Ai ka thënë se në rast të zbatimit të procesit të Brexit, Anglia do të duhet të firmosë kontrata të reja me BE të cilat mund të jenë të vështira dhe plot shpenzime.

BE shikon përparime në negociatat për Brexit, por ende ato mbeten një sfidë e madhe, sipas presidentit të Këshillit të BE, Donald Tusk. BE i jep Britanisë së Madhe edhe 10 ditë për të bërë lëshime. Pas takimit mes kryeministres britanike, Theresa May dhe kryetarit të Këshillit të BE, Donald Tusk perceptimet për stadin e Brexit ishin të ndryshme të premten. Tusk u tregua skeptik, nëse pala britanike po bën ofertat e duhura për të iniciuar fazën e dytë të Brexit-it. Megjithatë ai theksoi se arritja e një progresi të konsiderueshëm është e mundur në samitin e dhjetorit, por sfidat e mëdha mbeten. Në këto fjalë nuk tingëllon as entuziazëm e as gjetje e zgjidhjes së duhur. Tani britanikët i kanë edhe 10 ditë kohë për të bërë lëshimet e tyre. Më 4 dhjetor ata duhet ta bëjnë mjaft konkrete, se cilat propozime do t’i ofrojnë BE-së në tryezën e bisedimeve./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne