Kreu i PE: Donald Trump rrezik për Amerikën dhe gjithë botën

Kryetari i Parlamentit Evropian, e ka quajtur presidentin amerikan Donald Trump, një rrezik për vetë Amerikën por edhe për gjithë botën.

Martin Schulz, në një intervistë dhënë gazetës gjermane Shpigel ka akuzuar presidentin Donald Trump për mendjelehtësi në çështjet e ndërlikuara politike dhe tha se veprimtaria e Trump është shumë herë më e dobët sesa parashikimet e ekspertëve të marrëdhënieve ndërkombëtare. Kandidati për kancelarin e Gjermanisë thotë se Donald Trump parandalon zbatimin e ligjit për ata që e rrethojnë. Sipas Shulz Trump në vendimet e tij për çështje të ndërlikuara mjaftohet me përshkrimin 140 fjalësh në rrjetin social Twitter, gjë e cila nuk është e denjë për një president të Amerikës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne