Bota Teknologji

Krijohet aplikacioni vetëm për myslimanët, tani ka edhe internet “hallall”

SalamWeb do të jetë aplikacioni më i ri që do të përmbush të gjitha kërkesat e myslimanëve dhe është në përputhje me vlerat e tyre.

Mësohet se kjo gjë do të mundësohet nga një kompani në Malajzi dhe do të jetë një aplikacion që do t’ju ofroj myslimanëve një tjetër eksperiencë.

Aplikacioni përfshin mesazhe, lajme dhe veçori të tjera dhe sipas Hasn Zarina Mohamed Khan, i cili është drejtor i Salam Web, aplikacioni përdoret kryesisht në Malajzi dhe Indonezi.

“Ne duam ta bëjmë internetin një vend më të mirë. Ne e dimë që interneti ka të mira dhe të këqija, ndaj SalamWeb ju jep mundësi për të përzgjedhur më të mirën”, tha ai.

“Ne po nxisim vlera universal, edhe pse SalamWeb ka në shënjestër myslimanët, mund të përdoret nga të gjithë,”-shtoi Hasni Zarina.

OPINIONE