Rajoni

Krim i rëndë në familjen shqiptare në Greqi, djali vret babain e tij

Një 26-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë babain e tij. Krimi i rëndë ka ndodhur në Zakyntho të Greqisë më 27 Maj, por është zbardhur ditën e sotme nga policia greke. Nga hetimet ka rezultuar se 26-vjeçari qëlloi për vdekje me çifte të atin 70-vjeçar.

Viktima ka qenë brenda makinës së tij kur u vra. Djali 26-vjeçar i viktimës është arrestuar nga policia dhe arma e krimit është sekuestruar. Policia ka ngritur akuzat për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Shkaqet e kësaj ngjarje për momentin janë ende të paqarta, por mediat greke thonë se autori ishte djali i 70-vjeçarit nga martesa e dytë.

OPINIONE