“Krim kushtetues”, Meta reagon ashpër për shembjen e Teatrit: U urdhërua nga mafia. Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar. Meta e konsideron aksionin për shembjen e teatrit një krim kushtetues, ligjor dhe moral të paamnistueshëm.

Postimi i plotë:

KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM.
Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet.

Kjo Y ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne