Krim i ri i Amerikës në lindje të Sirisë

Avionët luftarakë amerikane kanë vrarë dhjetëra civilë në qytetin Mijadin, në provincën Dejr ul Zur, në lindje të Sirisë.

Sipas agjencisë zyrtare siriane të lajmeve SANA, disa burime lokale kanë njoftuar se avionët luftarake të koalicionit kundër ISIS të udhëhequr nga Amerika, kanë sulmuar sot në mëngjes qytetin Mejadin, duke vrarë dhjetëra civilë sirianë. Sipas këtyre burimeve, nga këto sulme është shkatërruar në masë të madhe edhe infrastruktura e këtij qyteti. Avionët luftarake amerikane më 16 korrik të këtij viti kishin kryer sulme ajrore në qytezën Keshkie në brigjet e lumit Eufrat, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra civilë sirianë. Po ashtu më 27, 28 dhe 29 qershor avionët amerikane kishin bombarduar qytezën AL Sur, fshatin Al Debilan dhe qytetin Mijadin, duke vrarë mbi 90 qytetarë sirianë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne