‘Krimea po bëhet një kështjellë e pathyeshme’

Në revistën Focus të botuar në Gjermani, u tha se pas bashkimit me Rusinë, Moska forcoi strukturën e saj ushtarake në Krime dhe ky gadishull po bëhet një kështjellë gjithnjë e më e pathyeshme.

Revista gjermane Focus ka shkruar se Krimeja u shndërrua në një zonë të fortë për Rusinë. Në një artikull në këtë revistë, u deklarua se disa ditë më parë, në gadishull erdhi një anije e vogël raketore e quajtur ‘Vışniy Voloçek’, e pajisur me sistemin e raketave Kalibër, anije e cila dëshmoi efektivitetin e saj në Siri dhe shqetësoi analistët ushtarakë perëndimorë.

Në artikull u vu në dukje se në Krime ekzistojnë dy sisteme të mbrojtjes raketore S-400 dhe sisteme të artilerisë bregdetare dhe se janë shtuar nëndetëse dhe fregata të reja në Flotën e Detit të Zi, duke u dekaruar se: “Krimea po bëhet një kështjellë gjithnjë e më e pathyeshme.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne