Krimet e Rënda dërgojnë në gjykatë 3 gjyqtarët e Apelit, si shkuan në Spanjë për derbin “El Clasico”

Prokuroria e Krimeve të Renda ka dërguar për gjykim tre gjyqtaret e Apelit Durrës, Kliton Spahiu, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri.

Ata akuzohen për “ Korrupsion pasiv të gjyqtareve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtësisë ”. Ndërkaq, është dërguar për gjykim edhe shtetasi Namik Sadiku për veprën penale “ korrupsion aktiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të drejtësisë ” te parashikuar nga neni 319 I K.Penal.

Në dosjen hetimore të prokurorisë kundër tre gjyqtarëve është administruar përgjigjja e autoriteteve Spanjolle sipas të cilës nëpërmjet kartës së kreditit të shtetasit Fatjon Pula, kushëriri i shtetasit Namik Sadiku, i cili ishte palë e paditur në një proces civil që gjykohej nga tre gjyqtarët, ata kanë qëndruar në ambientet e një hoteli në Spanjë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për të ndjekur derbin “El Clasico” mes Real Madrit dhe Barcelonës. Është vërtetuar, sipas organit të akuzës se Fatjon Pula ka paguar 450 euro për qëndrimin e tre gjyqtarëve në hotel. Ndërkohë në kërkesën e saj, organi i akuzës shtoi se dhe shpenzimet e tjera si bileta e udhëtimit dhe bileta e hyrjes në stadium, ka dyshime të forta se është paguar nga shtetasi Namik Sadiku.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne