Krimet e Rënda nisin verifikimet e kontratave, janë ndryshuar 12 herë

Pas masës arrest me burg për ish-zyrtarët të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën dhe abuzuar me fondet gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton dhe ndryshimet e që u janë bërë kontratave.

Mësohet se që kur ka filluar ndërtimi i këtij segmenti kontratat janë ndryshuar 12 herë, gjë e cila rrit dyshimet për të tjera abuzime.

Lidhur me këtë gjë, Krimet e Rënda do të marrin në pyetje anëtarët e Bordit. Këta të fundit do të pyeten për ndryshimin e kontratave, ndonëse raportohet se “Bordi është anashkaluar gjatë këtij procesi”.

Gjithashtu, në kuadrin e hetimeve pak kohë më parë kanë dhënë dëshminë e tyre dy ish-ministrat dhe ministri aktual Damian Gjiknuri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne