Krimet e Rënda sekuestrojnë materialet zgjedhore të 2017 për Shijakun

Dosja 339, Krimet e Rënda sekuestrojnë materialet zgjedhore 2017 të Shijakut. Prokurorët Mara e Prençi firmosën në datën 6 qershor vendimin e sekuestrimit . Sekuestrohen materialet zgjedhore të fshatrave Rrubjek dhe Shetel të bashkisë Shijak.

Prokurorët dyshojnë për korrupsion zgjedhor dhe përdorim të funksionit publik në fushatë. Nga hetimet speciale, përgjimet e vëzhgimet, ka dyshime për korrupsion zgjedhor, raporton Abc News.

Prokurorët kërkojnë të njihen me emrat e komisionerëve të këtyre zonave. Materialet zgjedhore janë sekuestruar pranë Arkivit të Shtetit ku i kishte dorëzuar KQZ./faxweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne