Krimet e rilindjes; shqiptarët vetëvriten në masë

Për vitin 2016 sipas të dhënave të INSTAT personat e vrarë nga të tjerët ishin 85 gjithsej, ndërsa personat që kishin vrarë veten në të njëjtin vit ishin 235.

Treguesit u zbardhen në mënyrë indirekte kur INSTAT raportoi një ditë më parë shkaqet e vdekjeve në Shqipëri.

Ministria e Brendshme raporton vetëm vrasjet që për vitin 2016 ishin rreth 80 të tilla (5 me pak se INSTAT), por për vetëvrasjet nuk ka burim të dhënash.

Organizata Botërore e Shëndetit pohoi se numri i vetëvrasjeve në Shqipëri ishte 5.3 për 100 mijë banorë më 2015.

Në Serbi, Rumani dhe Bosnjë ky numër është me i lartë edhe për shkak të traumave që kane lënë luftërat e pas viteve 1990 në shumicën e këtyre vendeve.

Sipas portalit më të madh global mbi statistikat e shëndetit, “Healthdata”  në vendin tonë, niveli i vdekshmërisë nga çrregullimet mendore dhe të sjelljes në vitin 2010 ishte 5.3 për 100 mijë banorë te meshkujt dhe 2.3 për 100 mijë banorë te femrat. Te të dy gjinitë niveli i vdekjeve nga këto çrregullime u rrit gradualisht nga viti 1990 në 2010, sidomos te meshkujt, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne