Krimi dhe korrupsioni, Lleshaj-studentëve: Bëhuni pjesë e Policisë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, iu ka bërë thirrje të gjithë studentëve, që kanë përfunduar me rezultate të larta universitetin, të regjistrohen për t’u bërë pjesë e strukturave të hetimit në Policinë e Shtetit.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Lleshaj thekson se nga studentët kërkohet motivim i plotë për shërbim publik me nder dhe vendosmëri të lartë, një diplomë me notë mesatare mbi 8, nivel i lartë i gjuhës angleze dhe kondicion fizik i mirë.

“15 shtatori po afron. Të gjithë ata studentë që kanë përfunduar me rezultate të larta universitetin dhe që duan të bëhen pjesë e strukturave të hetimit në Policinë e Shtetit duhet të nxitojnë për regjistrim.

Juristë, informaticienë, financierë, ekonomiste dhe inxhinierë të elektronikës kanë mundësinë e rrallë që pas përfundimit të Kursit të Oficerit të Policisë Kriminale prej 6 muajsh të përfshihen në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke kontribuar kështu në një ndër frontet më të rëndësishëm për një Shqipëri të drejtë dhe europiane.

Ajo që kërkohet është motivim i plotë për shërbim publik me nder dhe vendosmëri të lartë, një diplomë me notë mesatare mbi 8, nivel i lartë i gjuhës angleze dhe kondicion fizik i mirë. Policia Shqiptare ka nevojë për vajzat dhe djemtë më të mirë të vendit ??????”, shkruan ministri Lleshaj./ballkanweb

foto galeri

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne