Bota

Krimi horror/ Gjenden të vdekur 7 persona, mes tyre 4 fëmijë

Shtatë persona janë gjetur të vdekur në një zone rurale në Australinë Perëndimore (WA), ben me dije policia vendore. Trupat e katër fëmijëve dhe tre të rritur u zbuluan në qytetin Osmington, 280 km  në jug të Perthit, raporton BBC.

Sipas saj, autoritetet nuk do kane deklaruar ende se si kane ndodhur vdekjet, por konfirmuan se dy armë zjarri u gjetën në vendin e ngjarjes. Nuk pati asnjë kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë publike, tha policia, e cila nuk ka bere asnje konfirmim as per ndonje vetevrasje te mundshme.

“Trupat e dy të rriturve ishin vendosur jashtë dhe pesë trupa ishin vendosur brenda një ndërtese në pronën rurale,” tha shefi i policisë Chris Dawson, duke shtuar se “duket se ka plagë plumbash”.

OPINIONE