Shqiperia

Krischbaum tregon: Ja çfarë i thashë dje në sy Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama publikoi gjatë orëve të vona të mbrëmjes një video ku shfaqej me deputetin gjerman, Gunther Krichbaum. Video nënkuptonte se megjithë kritikat e forta edhe personale në adresë të deputetit gjerman, kryeministri sërish u ul në një tavolinë me të.

Por sot duket se Gunther Krichbaum i ka kthyer reston kryeministrit shqiptar. Në Facebook ai ka postuar një foto me kryeministrin Edi Rama bashkë me shënimin se Shqipëria ende nuk mund të marrë çeljen e negociatave.

Interesant është fakti se në shënimin e Krichbaum emri i Edi Ramës është shkruar më germa të vogla.

“Dje prita kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në Bundestag, me këtë rast, i thashë atij se personalisht e konsideroja hapjen e negociatave me Shqipërinë si të parakohshme. Reformat që janë kryer deri tani nuk mjaftojnë”,- shkruan Gunther Krichbaum.