Krishtërimi politik në zgjedhjet e 18 qershorit 2017

Në një kohë që ambasadat perëndimore me në krye amerikanët Shqipërinë po e kthejnë në kohët e diktaturës, ku ish-komunistët do të garojnë të vetëm në zgjedhjet e radhës, një fakt që mediat shqiptare kanë hezituar të vënë në pah është shfaqja e Krishtërimit politik me partitë e tij të shumta. Këtu nuk po flasim për Partinë Socialiste të Shqipërisë e cila udhëhiqet nga një grusht ekstremistësh kristjanë, sikur katoliku i rilindur Edi Rama apo ish-misionari protestant Erion Veliaj. Këtu vlen të theksojmë që përveç Partisë Socialiste, nga 15 parti që do marrin pjesë në këto zgjedhje 3 janë fondamentaliste kristjane. Ja partitë që do marrin pjesë në këto zgjedhje:

Partitë që do marrin pjesë në zgjedhje

1 Partia Komuniste e Shqipërisë

2 Sfida për Shqipërinë

3 Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

4 Partia Lista e Barabartë

5 Aleanca Popullore për Drejtësi

6 Partia Demokracia Sociale

7 Partia Aleanca Demokratike

8 Partia Kristian-Demokrate

9 Lëvizja Socialiste për Integrim

10 Partia Aleanca Arbnore Kombëtare

11 Partia për Drejtësi Integrim Unitet

12 Partia Social Demokrate

13 Partia Socialiste

14 Fryma e re Demokratike

15 Partia Aleanca Demokristiane

Nga partitë e sipërshënuara 3 janë parti fondamentaliste katolike. Partia Aleanca Demokristiane që udhëhiqet nga katoliku Zef Bushati, Partia Aleanca Arbnore Kombëtare që udhëhiqet nga Gjet Ndoji, dhe Partia Kristian-Demokrate që udhëhiqet nga Dhimitër Muslia. Sikur këto parti fanatikësh katolikë të replikoheshin me parti islamike që të udhëhiqeshin nga musliman, ambasadat perëndimore që sot mbajnë në pushtet katolikun Edi Rama në Tiranë do të kishin bërë namin. Por kur vjen fjala të shfaqjete fesë në politikë nga fondamentalizmi katolik mediat dhe sundimtarët perëndimorë të Shqipërisë nuk bëjnë aspak zhurmë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne