Kritik ndaj shkrimit “Dini gje çfare duhet bere me kete klase politike?” te Shpetim Nazarkos

Nga Fabjan Ceka

Ne kete shkrim do analizoj ne menyre kritike nje artikull te gazetarit Shpetim Nazarko duke perdorur llogjiken matematikore.
Shpetim Nazarko eshte nje nga personazhet e debateve politike shqiptare me racional. Ne arsyetimet e tije, ai ve gjithmone llogjiken ne pune, ne kundershtim me opinionistet e tjere qe luajne rolin e zhurmusit, te cilet jane thjesht figurant njedimensional, dhe per nga cilesia jane te barazvlefshem me fotografine e videove muzikore qe shfaqen te ArkivaShqip. Edhe ne çeshtjen me te rendesishme te ketyre pese-gjashte muajve te fundit te politikes shqiptare, ajo midis ish-Opozites dhe Qeverise, Nazarko nuk kishte si te mbante krahun e ish-Opozites, pasi ajo nuk kishte asnje arsye llogjike per te mbrojtur anti-idealet e saj shtet-shkaterruese. Jo me kote e kam quajtur, ne nje tjeter shkrim timin, Partine Demokratike, si Partia Akinxhinjeve. Opinionet e Nazarkos, neper studiot televizive, jane gjithmone te goditura, dhe dallojne shume per nga cilesia nga ato te opinionisteve-mercenar, te cilet vazhdojne traditen e vjeter shqiptare te nje populli pa ideale dhe te dashuruar me shkaterrimin.
Artikulli i Nazarkos me titullin, “Dini gje çfare duhet bere me kete klase politike?” i dale neper portalet shqiptare ne daten 14 korrik 2018, ka, gjithsesi, kontradikta te thella ne llogjik, probleme qe i ka shoqeria shqiptare, ne pergjithesi, ne lidhje me termin “komunizem” dhe “komunist”. Me keto terma, Nazarko, nuk arrin dot te jete objektiv dhe shkencor, gje qe duhet te pritej nga nje personazh si Shpetim Nazarko. Vete ai, ne debate televizive, kritikon shpesh opinionistet e tjere per mungesen e racionalitetit, dhe mungesen e te dhenave statistikore dhe objektive per nje çeshtje te caktuar, duke thene se edhe mamaja e tije mund te thote dhe te kritikoj klasen politike shqiptare me te njejtat argumenta te pergjithshme si shumica e opinionisteve qe marrin pjese ne keto debate televizive. Nazarko dallon, pikerisht, nga opinionistet e tjere, sepse ai sjell te dhena statistikore dhe shifra egzakte per te argumentuar gjendjen ekonomike shqiptare, dhe per te kritikuar klasen politike.
Fillojme me kritiken e artikullit.
Nazarko e fillon artikullin e tij me nje pyetje qe i drejton, ne vitin 1991, nje nga politikaneve italian me te rendesishem te gjysmes se dyte te shek. te XX , Giulio Andreottit.
Pyetja e Nazarkos eshte: “A mund të më jepni një konsideratë për këtë plakun e vjetër komunist?”. Pyetja e Nazarkos eshte tendencioze, paragjykuese, dhe qe deshmon se ai nuk e njeh fare termin komunist, ai e ngaterron kete term me diçka tjeter. Shpjegimi i termit vjen nga vete Nazarko ku ai shkruan: “Brenda oborrit të PD-së së 91-shit, e kuptova shumë qartë pas tre a katër ditësh, se do të kalonim ende shumë kohë në një komunizëm të pangjyrë, pavarësisht se çfarë emri kishim zgjedhur për të ecur përpara”. Ne keto rreshta duket fare qarte se Nazarko besonte (ndoshta beson akoma se jemi ne komunizem?) se ne vitin 1991, ne Shqiperi, nuk u kalua nga nje ekonomi e planifikuar dhe e centralizuar socialiste, ne nje ekonomi te tregut te lire dhe te decentralizuar. Ne keto rreshtat e para te artikullit te Nazarkos, ka mungesa te thella njohurie per termin komunist dhe komunizem. Nazarko beson se, bashke me te dhe nje pjese e madhe e shoqerise shqiptare, se Partia Demokratike perbehet nga persona qe jane komunist, dhe besojn ne idealet e komunizmit. Keta komuniste, sipas Nazarkos, nuk permbysen komunizmin, por bene te mundur qe Shqiperia te vazhdoje akoma ne komunizem. Ne rradhe te pare Nazarko duhet te perdorte termin e duhur qe ne kete rast duhet te ishte socializem, pasi ne Shqiperi, ne gati 50 vite socializem, nuk eshte thene kurre qe Shqiperia ndodhej ne komunizem, madje as ne socializem. Ajo qe eshte thene ne ato vite nga qeveria e kohes, ka qene se, ne Shqiperi po ndertohej nje shtet socialist, qe synonte te shkonte drejt socializmit. Teknikat e perdorura per te shkuar drejt socializmit nga Partia e Punes kane qene: shpronesimi i tokes i klases se bejlereve nepermjet kolektivizimit te tokes duke ia dhene token fshatereve duke ndertuar koperativa. Tokat e bejlereve, ne pergjithesi, ishin toka te pa punuara, djerre. Siç e kame thene ne shume shkrime te miat, duke u bere edhe i bezdisshem, por qe mendoj se eshte menyra e vetme per te kuptuar marredhenien e shqiptareve me punen dhe token, ne menyre qe te kuptojme dhe te hedhim drite ne progresin qe i solli Shqiperise periudha e socializmit, duhet te kuptojme ne fillim origjinen e shqiptareve.
Shqiptaret i perkasin popujve nomad me origjine turke. Popujt turq ose turkmene, kane qene popuj nomad qe jetonin nepermjet luftes dhe plaçkitjes, dhe me se shumti me blegtori. Ata nuk e njihnin bujqesin, pra nuk e punonin token. Ne mesjete, ne ate territor qe njihet sot si Republika e Shqiperise, jane vendosur popullsi te tilla turkmene nomade. Keto popullsi jane vendosur ne Shqiperi jo vetem gjate periudhes Osmane, por edhe me perpara. Kumanet jane nje nga keto popullsi nomade turke te cilat jane vendosur ne Shqiperi perpara ardhjes se osmaneve. Nga kumanet ka ngelur toponimi Koman. Siç e ka pershkruar nje autor latin anonim Shqiperine ne vitin 1308, ne nje tekst te shkruar ne latinisht me titullin “Anonymi Descriptio Europae Orientalis”, autori shkruan per Shqiperine e vitit 1308: “ata nuk kane qytete, kampe, fortesa, dhe ferma, por jetojne ne çadra dhe jane vazhdimisht ne levizje nga nje vend ne tjetrin me ndihmen e trupave dhe familjareve te tyre”.
Pra siç duket fare qarte nga ky tekst i vitit 1308, ku jemi rreth 70 vite perpara ardhjeve te para te osmaneve ne Shqiperi, ne Shqiperi gjejme nje popullsi nomade e cila nuk punon token, eshte gjithmone ne levizje nga nje vend ne tjetrin, dhe jeton ne çadra, gje qe eshte tipike e popujve nomad. Osmanet jane nje tjeter shembull tipik i popullsive nomade qe vendosnin çadra ne vendet ku shkonin.
Gjate periudhes osmane, e kam thene ne shume shkrime te tjera, vazhdon popullimi i Shqiperise me popullsi nomade turke gjate gjithe periudhes osmane, pra me popullsi qe nuk punonin token, por jetonin me plaçkitje, lufte dhe blegtori. Toponimia e Shqiperise flet vete per origjinen e ketyre popullsive. Kashar (Afganistan), Turan (Azi Qendrore), Koman (Azi qendrore), Yzberisht (Azi Qendrore), Çerkez (Kaukaz). Toponime te tilla gjenden ne te gjithe Shqiperine.
E bera gjithe kete parentez, per te shpjeguar se vetem ne socializem eshte filluar te punohet toka ne rang kombetar ne te gjithe Shqiperine. Toka, ne Shqiperi, eshte punuar vetem ne zona ku ka patur popullsi ortodokse, siç eshte ajo e Korçes.
Rikthehemi te kritika ndaj shkrimit te Nazarkos ne lidhje me termin komunist dhe komunizem.
Pra Partia e Punes pasi mori pushtetin, i mori token shtreses se bejlereve dhe ia shperndau fshatarsise per ta punuar, duke ndertuar sistemin e koperativave. Nepemjet kolektivizimit, u arrit qe per here te pare ne historine e shqiptareve te punohej toka ne te gjithe vendin.
Nje teknik tjeter per te ndertuar nje shtet socialist nga Partia e Punes, ka qene nepermjet industrializimit te vendit. Edhe ne kete rast kemi te bejme me diçka qe ndodhi per here te pare tek shqiptaret. Puna ishte diçka, siç e shpjegova edhe me siper, qe perjetohej per here te pare nga shqiptaret ne socializem. Per here te pare, Shqiperia, nga nje vend ku njerezit rrinin kembekryq duke mos punuar, duke plaçkitur dhe duke vjedhur, shqiptaret filluan te punonin duke ndryshuar rrenjesisht menyren e jeteses se tyre.
Fale socializmit u eliminua analfabetizmi ne te gjithe Shqiperine. U fut metoda shkencore, si parimi kryesor i zhvillimit te vendit. U ndertua Universiteti i pare shqiptar. Shqiptaret filluan te merreshin me shkenc per here te pare ne te gjithe historine e tyre. Per arritjet e socializmit ne Shqiperi mund te shkruen mijera faqe, por nuk eshte ky argumenti kryesor i ketij shkrimi.
Komunistet jane ata njerez qe besojne ne idealet dhe parimet e socializmit, dhe qe duan te rrezojne sistemin ekonomik kapitalist ne te gjithe boten, duke vendosur nje sistem ekonomik socialist, nje sistem me nje ekonomi te planikuar dhe te centralizuar.
Tani, nese Nazarko beson se ne oborrin e Partise Demokratike, kishte njerez te tille, njerez qe ai i quan komunist, qe besonin ne keto parime dhe ideale, dhe qe donin te vazhdonin punen qe kishte filluar Partia e Punes qe ne vitin 1945, veprimtaria e ketyre njerezve deshmon komplet te kunderten. Keta njerez, me te marre pushtetin, shkaterruan te gjitha gjerat qe ishin ndertuar ne socializem. Shkaterruan te gjithe sitemin ekonomik socialist, industrine, koperativat, duke i lene shqiptaret pa pune, duke privatizuar gjithçka, duke ndertuar skema piramidale per ti vjedhur leket shqiptareve. Nuk e di ku e shef Nazarko ngjashmerine me ate qe u be ne Shqiperi pas vitit 1991, me ate qe u be ne Shqiperi gjate socializmit.
Ne nje pike tjeter te artikullit te tij Nazarko shkruan: “Përmbysja e sistemit tek ne, megjithëse u bë në formë të butë, e kërkonte me domosdoshmëri edhe përzënien e komunistëve të vjetër”. Edhe ketu Nazarko eshte ne kontradikt me ate çka kishte shkruar me siper. Me siper ai kishte shkruar se Shqiperia do te kalonte akoma ne nje komunizem te pa ngjyre, por ketu ai thote qe ne Shqiperi u permbys sistemi, por qe komunistet vazhdojne akoma te kene pushtetin ne dore. Nese u permbys sistemi, pra nese u kalua nga nje sistem ekonomik socialist i planifikuar dhe i centralizuar, ku nuk egizstonte prona private, ne nje ekonomi te tregut te lire, duke privatizuar te gjithe ekonomine e vendit, dhe duke rikthyer pronen private, ketu nuk kemi me te bejme me socializem, por me kapitalizem, qe do te thote se, ne vend nuk po implementohen politika socialiste, por liberale ose neo-liberale. Pra personat qe moren pushtetin ia kane dale te rivendosin sistemin ekonomik kapitalist ne Shqiperi 100%. Ky fakt tregon se ne Shqiperi nuk ka komunist, dhe qe pushtetin nuk e morren komunistet, por te djathtet. Nese je komunist, duhet te besh politika ekonomike qe te çojne drejt socializmit. Nese je i djathte liberal ose konservator, siç eshte klasa politike shqiptare, duhet te beshe politika qe shkojne drejt privatizimit te gjithçkaje.
Nese duam ta analizojme kete fraze te Nazarkos akoma ne menyre me te thelle dhe shkencore, del qe Nazarko eshte dakort me gjendjen ne te cilen ndodhet sot Shqiperia. Siç e thashe me siper, komunistet ishin ata qe nepermjet sistemit ekonomik socialist ndertuan Shqiperine per gati 50 vite nepermjet industrializimit te vendit, eliminimit te papunesise, duke i dhene shtepi te gjitheve, duke sjell emancipimin e gruas shqiptare, e cila deri ne kohen e Zogut ishte thjesht nje kafshe shtepiake. Ne socializem gruaja shqiptare u be mjeke, shkencetare, inxhiniere, etj. Cilesi qe nuk ishin arritur as ne Perendim ne ate kohe, ku gruaja ishte thjesht nje shtepiake, dhe punonte vetem burri. Nazarko duke thene se komunistet dhe komunizmi duheshin perzene nga politika shqiptare, nga pikepamja e llogjikes matematikore, del qe ishte dakort qe shoqeria shqiptare te shkonte ashtu siç ne fakt ka shkuar – mbrapç – pasi politikat ekonomike kapitaliste qe shkuan drejt privatizimit te gjithçkaje, e kthyen Shqiperine ne ate makth qe sot shikojme te gjithe.
Me pas Nazarko flet edhe per arsimin profesional te sotem duke e krahasuar ate me kohen e Zogut dhe Enver Hoxhes. Ai shkruan.: “Mos vumë në rregull arsimin profesional?
Ai është shumë më keq se në kohën e Zogut dhe bile më keq se në kohën e Hoxhës.
Ketu Nazarko do te nxjerri, nje mit qe eshte shume ne mode qe pas ndryshimit te sistemeve, qe ne kohen e Zogut. Shqiperia ka qene nje vend i zhvilluar dhe i pasur i krahasuar me ate te socializmit, duke vene ne dukje se, arsimi profesional eshte ne nje gjendje shume me te keqe se me ate te kohes se Zogut, madje edhe me kohen e Enverit. Pra arsimi profesional ka qene me mire ne kohen e Zogut se ate te Enverit. Nese ka diçka qe e dallon periudhen e socializmit ne Shqiperi, eshte ajo e arsimit profesional. Duke qene ekonomi e planifikuar, qeveria planifikonte se per sa njerez me shkolle te larte dhe arsim profesional kishte nevoj, dhe si rrjedhoj ndertonte shkolla profesionale, pasi jo çdo njeri mund te shkonte ne shkolle te larte. Shqiperia gjate periudhes se socializmit kishte shume nevoj per zanatçinj, pasi ishte nje shoqeri ne ndertim. Te gjithe ne kemi patur komshinj elektriçist, idraulik, mekanik, saldator, etj. Te gjithe keta persona kishin studiuar neper shkolla profesionale.
Siç e thashe edhe me siper, fill pas permbysjes se socializmit ne Shqiperi, ka marre hov idea se periudha e Zogut ka qene nje epoke e arte e Shqiperise, ku kishte zhvillim dhe progres, dhe njerezit ishin te lumtur, por çdo gje mori fund kur pushtetin e moren komunistet dhe Shqiperia u be nje vend i zymte gri. Keto ide vine nga injoranca e kohes se Zogut, por edhe nga injoranca dhe marrja per te mirqene zhvillimin dhe progresin qe solli socializmi ne Shqiperi. Shqiptaret, si popull pa ideale dhe pa shtylle kurrizore, kane nje reaksion instinktiv ndaj punes dhe simetrise e cila vjen nga origjina e tyre nomade turke. Puna dhe simetria ishin shtyllat kryesore qe solli socializmi ne Shqiperi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne