Kritikat e Angela Merkel ndaj Donald Trump

Kancelarja gjermane Angela Merkel, duke kritikuar politikat e Presidentit të SHBA Donald Trump, paralajmëroi se politikat e tij do të çonin në izolim dhe jo në rritjen e fuqisë amerikane.

Në të njëjtën kohë, Kancelarja gjermane akuzoi Trumpin për “izolacionizëm” dhe deklaroi se “ideja e Trump për ta vendosur Amerikën të parën përbën rrezik që rëndësia dhe fuqia e ndikimit amerikan në botë të zvogëlohet”. Sipas Marie-Cécile Naves, një studiuese franceze, politikat e Trump që kanë për qëllim përfundimin e botës multipolare janë të bazuara në konsolidimin, thyerjen dhe goditjen, dhe është e veçantë për të. Pikëpamja e Merkelit është krejtësisht në kundërshtim me qasjen e Trump, sepse presidenti amerikan beson se politikat e njëanshme dhe pavarura të Uashingtonit do të çojnë në rritjen e fuqisë dhe tejkalimin e rivalëve të SHBA-ve. Kjo polemikë ka ndikuar edhe pozicionin e Merkelit, dhe kancelarja gjermane tha të mërkurën se nëse shpërthen lufta me Korenë e Veriut, Gjermania nuk do të qëndronte pranë Shteteve të Bashkuara. Merkel beson se Shtetet e Bashkuara po përballen me një krizë në Azinë Lindore Ajo kërcënon drejtpërsëdrejti interesat e Evropës, duke marrë parasysh marrëdhëniet e gjera të vendeve të Bashkimit Evropian me fuqitë ekonomike të Azisë Lindore, si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut. Kancelarja e Gjermanisë ka kërkuar më shumë përpjekje nga Uashingtoni dhe Pheniani për zgjidhjen e krizës së Koresë së veriut. Merkel gjithashtu kërkoi më shumë përpjekje nga Brukseli duke thënë se nuk mund të qëndrosh në një anë dhe të pritet zgjidhja automatike e krizës në gadishullin Korean.

Deklarata e Merkel vjen në kohën kur Koria e Veriut i është rikthyer sërish kërcënimeve ndaj Shteteve të Bashkuara. Peniani e ka cilësuar stërvitjen e përbashkët ushtarake të trupave amerikane dhe koreano-jugore si një sjellje të pamatur, që po çon drejt luftës bërthamore. Tani një nga mosmarrëveshjet më të mëdha midis Berlinit dhe Uashingtonit është shkallëzimi i presioneve të Trump për të rritur shpenzimet ushtarake gjermane, të cilat, megjithëse Merkel u detyrua ta pranonte, por lideri socialdemokrat Martine Schulz dhe rivali i Merkelit për postin e Kancelarit e kundërshtoi në mënyrë eksplicite. Dhe madje duke premtuar tërheqjen e armëve bërthamore të Shteteve të Bashkuara nga Gjermania. Tashmë Gjermania, së bashku me Francën, po bën thirrje për krijimin e institucioneve të pavarura evropiane të sigurisë dhe ushtrisë, së bashku me vendet e tjera evropiane. Sidoqoftë, kritika e Merkelit për Trump është një shenjë e divergjencës në rritje në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Në fakt, lidhjet transatlantike janë dobësuar dukshëm dhe mund të çojnë në ndarjen e Gjermanisë nga aleanca me Shtetet e Bashkuara./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne