Kriza diplomatike Izrael- Hungari, për shkak të Sorosit

Qeveria izraelite i ka dërguar qeverisë hungareze në protestë zyrtare, me anë të të ngarkuarit me punë izraelit në Budapest, duke kërkuar madje në frazeologji kërcënuese, që në Hungari të ndërpritet fushata zyrtare kundër Soros, e cila sipas qeverisë izraelite nxit antisemitizmin (urrejtjen ndaj hebrejve).
Qeveria hungareze ka kthyer përgjigje zyrtare me anë të Ministrit të Punëve të Jashtme se nuk po bën gjë tjetër veçse po vepron ashtu si qeveria izraelite që mbron qytetarët e vet, sigurinë kombëtare të vendit të vet. Sipas qeverisë hungareze, hapja e dyerve të Europës, e me këtë edhe të Hungarisë për dyndjen e pakontrolluar të refugjatëve nga Lindja e Mesme, të cilën e kërkon Sorosi, përbën rrezik për sigurinë kombëtare të Hungarisë.
Kurrë deri më sot një qeveri izraelite nuk ka marrë përsipër kaq hapur veprimtarinë e Sorosit, duke i thënë praktikisht botës: Sorosi është Izraeli dhe Izraeli është Sorosi.
Nëse qenka antisemitizëm ta shpallësh si rrezik për sigurinë kombëtare të vendit tënd një njeri që kërkon hapjen e portave të vendit tënd për dyndjen e refugjatëve nga Lindja e Mesme, atëherë çfarë emri ka kjo që kërkon Sorosi? Sjellje humane? Nëse do të kishte qenë kështu, atëherë Sorosi do t’ i kishte dhënë më parë këshilla të ngjashme Izraelit, për trajtimin e palestinezëve.
Sorosi ka themeluar dhe financon në Hungari një universitet, të quajtur të Europës Qendrore, qëllimi kryesor i të cilit është lufta kundër kombit si entitet, duke i quajtur mite të gjithë përbërësit e strukturës së kombit. Sipas doktrinës sorosiane të shtetit-komb, të krijuar në mënyrë përzgjedhëse nga teori të ndryshme është shteti ai që e krijon kombin dhe se kombet para krijimit të shtetit janë vetëm bashkësi imagjinare.
A mund të imagjinohet që dikush të themelojë në Izrael një universitet privat që të përhapë këtë doktrinë? Jo, sigurisht! Arsyeja? Kështu mohohet Holokausti, apo Shoah, si u pëlqen të thonë izraelitëve, sepse kështu del që kombi izraelit është krijuar pas krijimit të shtetit të Izraelit në 1948, dhe se para kësaj dite ka pasur vetëm hebrej imagjinarë. Hitleri paska vrarë në dhomat e gazit hebrej imagjinarë, sipas logjikës së Sorosit!
Nëse ecet me logjikën se këto teori janë për të luftuar kombet e tjerë të botës, dhe nuk përdoren ndaj hebrejve, atëherë kjo është formula më e sigurt për të ringjallur antisemitizmin më të egër, saktësisht atë që solli Hitlerin në pushtet.
A është një sjellje e urtë nga ana e qeverisë izraelite që t’ i trajtojë hungarezët, një popull me të cilët nuk ka asnjë problem, si të ishin palestinezë? Kjo është një arrogancë e tepruar që dashur pa dashur tradhton mendësinë e Protokolleve të të Urtëve të Zionit. A është një sjellje e urtë nga ana e organizatave të hebrejve të Hungarisë, të cilët janë 100 mijë, që të dalin në mbrojtje të Sorosit në këtë rast, siç kanë bërë, duke e akuzuar qeverinë hungareze për antisemitizëm? Si mundet që një minorancë ta shpallë hapjen e dyerve të vendit ku jeton për dyndjen e pakufizuar të një popullsie shumë problematike, si kriterin për qëndrimin e shtetit ndaj kësaj minorance. Aq më tepër që Izraeli, shteti amë kësaj minorance, për shkaqe të justifikuar të sigurisë së tij, sillet me ashpërsi të skajshme ndaj popullsisë islamike në territorin e tij. Kur Izraelin e bën këtë, dhe me të drejtë, pse nuk paska të drejtë Hungaria që thjesht të mbyllë kufijtë e saj për këtë popullsi islamike?
A është një sjellje e urtë për Izraelin që të marrë përsipër zyrtarisht bëmat e Sorosit? Dhe bëmat e Sorosit nuk mund të merren përsipër pjesërisht. Sorosi i ka siguruar paratë për të përhapur idetë e veta në sajë të veprimtarisë së vet si spekulator financiar dhe si i tillë iu ka shkaktuar dëme të mëdha shteteve të mëdha e të vogla, duke goditur monedhën e tyre.
Është e qartë se qëndrimi i mësipërm i qeverisë izraelite ka ardhur për shkak të luftës që po i bëhet Soros në SHBA që me ardhjen e Trump në pushtet. Izraeli ka zgjedhur Hungarinë si shënjestër për të dhënë një goditje për të cilën llogarit që të ndjehet në SHBA.
Në protestën që qeveria izraelite i ka dërguar asaj hungareze, ka terma kërcënues, ashtu që paralajmërohen ata që i bëjnë këto se do të kenë pasoja. Merret vesh, ky është një kërcënim në adresë të Kryeministrit Orban.
Në 5 tetor 1992, Soros, në një letër të hapur për kryeministrin hungarez të kohës, të botuar si editorial në “New York Times” ka kërcënuar kritikët ndaj veprimtarisë së tij në Hungari, duke i quajtur “termite”. Titulli i artikullit ishte “Termits are devouring Hungarian Nation”.
Domethënë, kush nuk pranonte se kombi hungarez ishte krijuar pas krijimit të shtetit hungarez, shpallej “termit”, domethënë gjallesë e shkallës më të ulët se insektet. Kush pyeste se nëse kombi krijohet nga shteti, atëherë a kishte pasur hebrej para krijimit të Izraelit, shpallej termit-mohues i Holokaustit!
SS Chapeau për z. Netanjahu, sepse ata që besojnë te “Protokollet e të Urtëve të Zionit” pikërisht qëndrime të tilla presin nga Izraeli! Të bën përshtypje fakti se protesta izraelite vjen 10 ditë para vizitës së kryeministrit izraelit në Hungari, të përcaktuar për në 18 korrik, e para vizitë e një kryeministri izraelit në Hungari. Domethënë Kryeministri izraelit Netanjahu kërkon që hungarezët t’ i përulen, ashtu siç nuk kanë bërë deri më sot edhe palestinezët më të nënshtruar ndaj Izraelit, para se të shkojë në Hungari.
Z. Orban do të fitojë simpatinë edhe më të madhe të kombit të vet, nëse i thotë Netanjahut se, pas kësaj që ndodhi nuk është më i mirëpritur në Hungari dhe do të bënte mirë të shkonte të takonte Sorosin para se ky të vdesë nga pezmatimi që nuk e shkatërroi dot Hungarinë, vendlindjen e tij, sipas fabulës së sjelljes së gjarprit me bamirësin e tij që e ngrohu në gjoks./Kastriot Myftaraj

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne