Bota

Kriza e Katalonjës, mësim për Amerikën

John Moody, në një artikull të tij për agjencinë Fox News, ka thënë; Në referendumin e fundit në Spanjë mund të thuhet se askush nuk është fituesi real, pasi si qeveria e Spanjës ashtu edhe rajoni i futur në krizë i Katalonjës, që të dy flasin për fitore në respektimin e parimeve morale.

Kjo është në kohën kur që të dy palët janë përgjegjës për shfaqjen e krizës politike në Spanjë. Populli i Katalonjës, priste që më 1 tetor të shpallte pavarësinë e këtij rajoni autonom të Spanjës. Në kohën kur mijëra katalanas plotësonin kushtet për të marrë pjesë në referendum, shumë prej tyre kishin dilema mbi reagimin e rajoneve të tjera fqinje dhe nuk e dinin nëse ky veprim do të pranohej apo jo prej tyre. Ndoshta kjo mëdyshje lindi për shkak se policia spanjolle me urdhër të qeverisë, sulmoi qendrat e votimit madje edhe qendrat nëpër shkolla dhe nuk lejoi organizimin normal të referendumit. Mirëpo kreu i rajonit autonom ka thënë: “Katalonja do të deklarojë pavarësinë nga Spanja brenda pak ditësh”. Në fjalën e tij të parë për mediat, që nga referendumi i së dielës, Carles Puigdemont tha se qeveria e tij do të vepronte në fund të kësaj jave apo fillimin e javës së ardhshme. Kur u pyet se çfarë do të bënte nëse qeveria spanjolle do të ndërhynte dhe do të merrte kontrollin e qeverisë së Katalonjës, Puigdemont tha se ky do të ishte një gabim që ndryshon gjithçka. Lideri katalanas tha se nuk kishte kontakt midis qeverisë në Madrid dhe administratës së tij të transferuar, si dhe u shpreh se nuk pajtohej me deklaratën e Komisionit Evropian të hënën, se ngjarjet në Katalonjë ishin një çështje e brendshme për Spanjën.

Ndërkohë, në një fjalim të mbajtur në Madrid, mbreti Felipe VI i Spanjës tha se organizatorët e referendumit dolën jashtë kornizave të ligjit. Ai pranoi se situata në Spanjë ishte jashtëzakonisht serioze dhe bëri thirrje për unitet. Mbreti tha se oborri mbretëror spanjoll është i angazhuar thellësisht në mbështetje të Kushtetutës spanjolle dhe demokracisë, e nënvizoi angazhimin e tij si mbret për unitetin dhe qëndrueshmërinë e Spanjës. Ndërkohë, me qindra e mijëra vetë në Katalonjë kanë protestuar kundër dhunës së policisë spanjolle gjatë votimit të së dielës, kur rreth 900 persona u lënduan. Gjatë votimit u plagosën gjithashtu 33 oficerë policie. Protesta u zhvilluan në të gjithë Katalonjën, e vetëm në Barcelonë rreth 700 mijë vetë dolën nëpër rrugë. Qindra mijëra njerëz në të gjithë Katalonjën kanë protestuar kundër dhunës së policisë spanjolle gjatë votimit dhe si rrjedhojë, u lënduan rreth 900 njerëz e u plagosën 33 policë. Në përgjithësi mund të thuhet se zhvillimet e fundit në Spanjë janë një mësim vendet e tjera evropiane dhe sigurinë për qeverinë amerikane dhe të kuptojnë faktin se me gjithë mosmarrëveshjet me fqinjët, duhet dëgjuar fjala e tyre që mund të rezultojë me gjetjen e një rrugëzgjidhjeje për këto mosmarrëveshje, pa qenë e nevojshme gjakderdhja dhe pa hidhëruar askënd./ PT

OPINIONE

INTERVISTA