“Kriza e refugjatëve dhe Trump, frika më e madhe e gjermanëve”

Kriza e refugjatëve dhe politikat e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump janë frika më e madhe e gjermanëve, tregon sondazhi i fundit i publikuar sot.

Sipas këtij sondazhi, 56 për qind e të anketuarve nga kompania e sigurimeve R+V Versicherung thanë se ata kryesisht ishin të shqetësuar se kriza e refugjatëve do ta përmbysë shtetin.

Tensionet e mundshme me emigrantët radhiten si frika e dytë më e madhe e gjermanëve.

Ndërsa 55 për qind e të anketuarve thanë se ishin të shqetësuar se bota do të bëhej një vend më i rrezikshëm për shkak të politikave të Trumpit.

Frika nga terrorizmi ka rënë në 44 për qind këtë vit, nga 59 për qind në 2018 dhe 71 për qind në 2017./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne