Kriza me Katarin, takohen shefat e inteligjencës të 4 shteteve arabe

Shefat e inteligjencës të shteteve të cilat kanë vendosur bllokadë kundër Katarit, janë mbledhur në kryeqytetin e Bahrenit, Manama.

Sipas lajmit të televizionit Al Arabia me qendër në Arabinë Saudite, shefat e inteligjencës së Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Bahreinit dhe Egjiptit kanë zhvilluar një takim në Manama. Në lajm nuk kishte detaje lidhur me përmbajtjen e këtij takimi.

Takimi në fjalë është zhvilluar pas takimit të ministrave të Jashtëm të shteteve të cilët aplikojnë bllokadë kundër Katarit.

Kriza mes Katarit dhe disa vendeve arabe filloi më 5 qershor, kur Arabia Saudite, EBA, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me këtë vend.

Katër vendet Dohas i parashtruan një listë me kërkesa në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve. Nga ana tjetër, Katari ka thënë se nuk do të pranojë asnjë kërkesë që nuk është në përputhje me ligjet ndërkombëtare./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne