“Kriza ndërmjet Katarit dhe disa vendeve arabe të zgjidhet me dialog”

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, konsideron se kriza në mes Katarit dhe disa vendeve arabe duhet të zgjidhet nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Lavrov në Moskë u takua me homologun e tij spanjoll, Alfonso Dastis, pas së cilës foli edhe për krizën në mes Katarit dhe disa vendeve arabe dhe marrëdhëniet e tyre bilaterale.

“Ne po ndjekim nga afër zhvillimet. Çdo gjë që mund të rrisë tensionin, krijon shqetësim. Ne e konsiderojmë të rëndësishme për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet në tryezën e bisedimeve “, ka thënë Lavrov.

Kryediplomati rus komentoi edhe sulmin e 6 qershorit, kur forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të në afërsi të Al-Tanf goditën mbështetësit e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad. Lavrov tha se SHBA-të kanë goditur forcat që luftojnë kundër terrorizmit dhe se kjo gjë i shqetëson ata.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne