Kriza në Katar, uverturë për konfliktin saudito-iranian

İbrahim Karagül

Në Lindjen e Afërt kriteret shpejt po ndryshojnë. Aty nuk ka miqësi të përhershme as armiq të përhershëm, ndërsa tradhtitë dhe intrigat nuk kanë kufij. E vetmja që është e përhershme janë regjimet diktatoriale dhe vazalitetet. Diktatorët dhe urdhrat janë mënyra më e thjeshtë e drejtimit të Lindjes së Afërt. Aktorët politik në Lindjen e Afërt lehtë mund të binden të luftojnë kundër islamit nën parullën e luftës për islam.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës krijojnë dhe udhëheqin me krizat në këtë hapësirë gjeografike. Karakteristike për vendet e Lindje së Afërt është se janë të nënshtruar ndarjeve dhe konflikteve të brendshme. Kjo më së miri mund të shihet në shembullin e konflikteve aktuale në Irak, Siri, Libi dhe Jemen. Por, SHBA-të i kanë në shënjestër edhe vendet tjera. Në shënjestër të tyre janë vendet sikurse Turqia, Irani, Arabia Saudite, Pakistani, Indonezia si dhe vendet afrikano-veriore. Pa marr parasysh se këto vende a janë aleatët amerikan apo jo, ata për të gjithë këta kanë një plan. SHBA-të duan që këto vende të shkatërrohen në më shumë shtete të vogla.

Operacioni i parë i Donald Trumpit do të jetë provokimi i luftës saudito-iraniane. Duket se instruksionet për këtë çështje janë dhënë gjatë vizitës së tij në Riad. Katarit brenda natës i është ngjitur etiketa e tradhtarit arab dhe i janë bllokuar rrugët tokësore, detare dhe ajrore, si dhe po përgatitet invadimi në të. Në hije të këtyre ngjarjeve misterioze, papritmas në Teheran ndodhi sulmi terrorist , kryerësit e të cilit ishin pjesëtarët e ISIS-it. ISIS-i gjer tani ka shmang çfarëdo sulmi në Iran apo Izrael, ishte i përkushtuar në kryerjen e krimeve mbi sunitë, dhe se ky sulmi në Teheran ishte befasues, sidomos në rrethanat e tanishme. Nga kjo arsye jam i bindur se sulmi në Teheran ishte operacioni klasik i shërbimeve sekrete me qëllim që Irani të përfshihet në luftë kundër shteteve të Gjirit Persik. Neve na është njohur se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës destabilizojnë Turqinë nëpërmjet organizatës së Gylenit dhe PKK-së, si dhe shohim se çfarë duan të arrijnë në Siri nëpërmjet PYD-së. Nuk duhet befasuar se ekzistimi i dhjetëra grupeve perëndimore të cilët në terren përpiqen të provokojnë luftën e përgjithshme ndërmjet Iranit dhe botës arabe, sikurse në Siri kanë ndarë vendin nëpërmjet ISIS-it dhe PYD-së.

Sulmi në Teheran dhe kriza e Katar janë planifikuar nga një qendër dhe janë pjesë e planit të njëjtë të fiksuar kundër Iranit dhe kundër botës arabe, me të vetmin qëllim të shkaktimit të luftës në fund të së cilës palët do të jenë të detyruara që të nënshtrohen kërkesave të planifikuesve të konfliktit. Hyrja në këtë konflikt është edhe formimi i frontit sunit arab kundër Iranit. Katari i cili nuk ishte i bindur në korrektësinë e acarimit me Iranin, ka ra në mëshirën e SHBA-ve dhe kryerësve të politikës së tyre. Nuk e dimë se çfarë premtimi i kanë dhënë SHBA-të Arabisë Saudite , por jam i sigurt se kjo do të ketë luftë sektare lokale për të cilinë fuqitë perëndimore shumë gjatë kanë ëndërruar. Poashtu e di se asnjëra nga palët ndërluftuese nuk do të ketë kurrfarë dobi, por rezultati mund të jetë se Lindja e Afërt as për pesë dekada nuk të mos mund të këndellet nga pasojat e saja.

Lufta do të filloi ashtu që koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite do të okupojë Katarin, e pas Katarit sulmi do të jetë i drejtuar kundër vendit tjetër në Gjirin Persik të cilin duhet nënshtruar(Irani). Në situatën e tillë Kuvajti nuk do të mund të shpëtojë nga agresioni eventual i Irakut(në të cilin dominojnë shiitët lojal regjimit të Iranit). Është e mundshme që gjatë periudhës së ardhshme do të jemi dëshmitar të sulmeve më të shpeshta terroriste në Iran dhe Rabinë Saudite, ashtu që në të dyja vendet të përforcohet tensioni i luftës dhe opinioni publik të përgatitet për luftë. Tërheqja në luftë me Iranin, në të vërtetë është kurthi amerikan për Arabinë Saudite me qëllim që Arabia Saudite të shkatërrohet në disa shtete të vogla. Më parë kam parashikuar se Gjiri Persik në afat prej dy vitesh do të jetë i ekspozuar krizës serioze, por Donald Trumpi këtë proces dukshëm e ka përshpejtuar me shkaktimin e krizës së Katarit e cila të gjitha shtetet e Gjirit mund t’i dërgoj në kaos të paparë. Kam parashikuar se erërat e kurtheve dhe komploteve pas Sirisë do të drejtohen kundrejt shteteve të Gjirit Persik dhe se vendet e Gjirit Persik do të jenë të detyruara të konfrontohen me Iranin dhe se lufta e ardhshme në Gjirin Persik do të jetë lufta në mes Arabisë Saudite dhe Iranit.

Plotësisht jam i bindur se do të jetë luftë e hapur në mes Iranit dhe Arabisë Saudite, dhe se në këtë konflikt fatal tanket dhe raketat nuk do të anashkalojnë as Mekën. Këto do të jenë iraniane ose amerikane. Të jeni të sigurt se kriza rreth Katarit është pjesë e planit për shkaktimin e luftës saudito-iraniane.

Për të mirën e të gjithëve neve, Turqia duhet të parandalojë Iranin dhe Arabinë Saudite që të hyjnë në këtë luftë fatale./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne