Kriza në Maqedoni: DBI shqyrton tërheqjen e ministrave

Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit në Maqedoni po shqyrton tërheqjen e ministrave të kësaj partie nga qeveria teknike në Maqedoni.

Sipas BDI-së ky veprim do të zhbllokonte krizën politike që ka kapluar Maqedoninë.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u shpreh se vendimi do të merret pas konsultimeve me partitë e shumicës parlamentare dhe ekspertët e fushës.

Ne nga të gjitha aspektet e kemi analizuar tërheqjen e pjesëtarëve të ekzekutivit të Bashkimit Demokratik për Integrim të shohim se sa mund të kontribuojë në zhbllokimin e situatës sepse ka zëra që kjo mund të jetë një kontribut. Ne do të konsultohemi me të gjitha partitë dhe ekspertët se çfarë mund të prodhojë ky veprim.”, deklaroi ai.

Dhe nëse BDI-ja merr vendim për tërheqjen e ministrave, Kuvendi nuk është konstatuar për të bërë verifikimin e dorëheqjeve të tyre.

Ali Ahmeti deklaroi se nuk është zgjidhja më e mirë shkuarja në zgjedhje të parakohshme, pasi nuk do të thotë se do ofrojnë një zgjidhje më të mirë: “Nuk është zgjidhja më e mirë shkuarja në zgjedhje të parakohshme. Kemi probleme shumë më të rëndësishme. Zgjedhjet e parakohshme nuk do të thotë se ofrojnë një zgjidhje më të mirë dhe ne jemi në kërkim të zgjidhjeve më të mira tani që të dalim nga kjo situatë. Shumë më me rëndësi është të mendohet se sit ë tejkalohet ngërçi për t’u organizuar zgjedhjet lokale”

Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne