Shqiperia

Kriza politike/ Ja kush ‘zbarkon’ nesër në Tiranë!

Shqipëria pritet që nesër të hyjë në javën vendimtare përsa i përket krizës politike dhe drejtimin që do të marrë rrjedha e ngjarjeve politike në vend.

Kjo javë pritet të sjellë edhe reagimin përfundimtarë të ndërkombëtarëve për situatën në vend.

Nga ana tjetër nesër në Tiranë do të ‘zbarkojnë’ dy diplomat mjaft të rëndësishëm evropian, ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel dhe ministri i jashtëm hollandez Bert Koender.

Dy diplomatët e huaj pritet që të bëjnë takime mjaft të rëndësishme në vend për të asistuar në uljen e palëve në dialog politik./ Gazeta Impakt