Kriza politike, mbyllet takimi kokë më kokë Rama – Meta

Ka zgjatur mbi 1 orë, takimi i dy bashkëkryetarëve të koalicionit qeverisës, Edi Ramës dhe Ilir Metës sot në Kryesinë e Kuvendit, që nisi rreth orës 9:00.

Sipas burimeve, në takim është biseduar për zhvillimet politike në vend.

Takimi i të dyve kokë më kokë është i dyti vetëm pak ditë pas një darke që ata kanë pasur sëbashku në fund të javës që shkoi në kushtet e një krize politike dhe protestës 42-ditore të opozitës për qeveri teknike.

Po ashtu, ky takim ka ardhur pas replikave që të dy kanë shkëmbyer në media lidhur me kërkesën e opozitës për qeveri teknike./syri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne