Kriza politike/ Ndërkombëtarët me qëndrime të ndryshme për Shqipërinë

Kriza politike në Shqipëri ka hyrë në javën vendimtare të saj, ku tanimë për zgjidhjen e krizës politike

është angazhuar edhe faktori ndërkombëtarë.

Edhe ndërkombëtarët kanë pasur qëndrime të ndryshme porsa i përket zgjidhjes së situatës së rëndë politike në Shqipëri.

Ka qenë pikërisht ministri i Jashtëm gjerman, Sigmark Gabriel, i cili gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama deklaroi se nëse nuk zhvillohen zgjedhjet, vendi rrezikon situatë kaotike dhe se Shqipëria largohet nga rruga e BE-së.

Diplomati gjerman i bëri edhe thirrje opozitës shqiptare që diskutimet për zgjidhjen e krizës duhet të bëhen brenda mjediseve të kuvendit duke u shprehur hapur kundër bojkotit të opozitës.

“Nëse opozita ka shqetësime për zgjedhje të lira dhe të ndershme ka një mundësi për të pasur këto zgjedhje. Ne jemi të gatshëm që të sjellim vëzhgues zgjedhor. Ne këshillojmë me urgjencë që bojkoti të ndalohet dhe të shkohet në zgjedhje. Nëse nuk zhvillohen zgjedhjet, vendi kalon në situatë kaotike dhe nuk mund ta mbështesim këtë. Në fund do të duhet të vendoset për interesat e vendit dhe qytetarëve. Kush bojkoton parlamentin, largon vendin nga BE dhe dëmton interesat e qytetarëve. Do ishte me rëndësi që opozita të rikthehej në parlament. Kufijtë për politikanët i detyron Kushtetuta. Parimi i demokracisë bazohet në faktin që pakica të pranoj shumicën, që të ushqejnë shpresën se do të bëhen të tillë. Siç ka qenë Rama në pakicë dhe është bërë shumicë. Ndaj është e rëndësishme që të qëndrojmë këtij parimi. Ne si gjerman dëshirojmë që t’u ndihmojmë në rrugën tuja”, deklaroi Sigmark Gabriel.

Nga ana tjetër një përfaqësues i lartë i konservatorëve britanikë Daniel Hannan ka mbështetur protestën e opozitës dhe kauzën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në një intervistë për Top-Channel, ndër të tjera ai ka thënë se është e nevojshme krijimi i një qeverie teknike.

Që demokracia të funksionojë, duhet që të gjitha palët të bien dakord për një rrugëzgjidhje. Aspekti më thelbësor i cdo demokracie është të pranojnë legjitimitetin e rezultatit. Njerëzit do të mbajnë mend që edhe në kohën e bashkimit sovjetik ka patur zgjedhje të rregullta. Edhe pse ato nuk kishin asnjë kuptim. Ndaj të gjitha palët politike duhet të kuptojnë se zgjedhjet janë reale.

Mendoj se ka një cështje shumë të fortë që për një kohë të shkurtër vendi të ketë një qeveri teknike, që deri tani vetëm është propozuar, për të garantuar integritetin e të gjithë procesit zgjedhor. Një qeveri e dakordësuar nga të gjitha partitë politike, dhe një qeveri e cila thjesht do të garantojë mbështetje për të gjitha partitë në Shqipëri se këto ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe meqë ra fjala, nuk mendoj se kjo duhet të shihet vetëm si një argument kundër qeverisë aktuale. Mendoj se do të ishte një precedent i mirë që përpara cdo palë zgjedhje, që për disa javë mund të keni dikë në krye që mos të jetë i politizuar,” ka thënë Daniel Hannan./ dritare.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne