Kriza politike, Rama mesazh të koduar Metës: Faleminderit që më mësove rafting, tani e bëj vetë

Kreu i qeverisë, Edi Rama ishte sot në Skrapar në bastionin e LSI-së për të prezantuar kandidatin e PS-së për bashkinë. Nuk ka lënë pa përmendur në fjalën e tij edhe presidentin e vendit, Meta, duke i çuar një mesazh të koduar, në kohën kur Meta është duke apeluar fort për vendosjen e dialogut.

“Unë jam i vetëdijshëm dhe që ti themi të gjitha, ia di për nder Ilir Metës që më ka treguar mrekullinë e kanioneve që nuk e kisha njohur më parë. Jam i vetëdijshëm se cfarë potenciali i jashtëzakonshëm është kjo zonë për zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqenies për të gjithë ata që kanë vendosur për te jetojnë këtu”, tha ai.

Ne fund te fjales, Rama i është kthyer edhe njëherë Presidentit Meta. “Falenderoj shumë Ilirin që mi ka treguar kanionet kur bëmë rafting bashkë, por tani e kam mësuar se si bëhet rafting kështu që e bëj edhe pa shoqërues”, tha Rama.

Për kujtesë Rama dhe Meta kanë qenë bashkë në Osum për rafting në vitin 2014, asokohe qeverisnin bashkë dhe Meta ishte kryetar parlamenti./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne