Kriza politike, Rama: Nuk i shtyj zgjedhjet. Fjalët me Bashën i merr era

Kryeministri Rama ka folur për herë të parë për takimin që ka patur me kreun e PD-së, Lulzim Bashën në zyrën e Presidentit.

Rama foli pas takimit me ambasadorët, pa komentuar shume gjate. Ai tha se ka bere leshime te jashtezakonshme per opoziten dhe se qeveria nuk do ta prese ate por do vazhdoje punen.

PRONONCIMI

Kemi rënë dakord që të mos flasim, por mesa duket fjalët i ka marrë era dhe i ka sjellë deri te ju. Unë kam propozuar atë që besoj se adreson problemet objektive. Pra një monitorim si asnjëherë më parë i të gjitha strukturave të shtetit. Të Policisë së Shtetit, të burgjeve dhe të institucioneve arsimore dhe njëkohësisht një rregullore te dakordësuar për mënyrën se si duhet të shmanget përdorimi i aseteve shtetërore në fushatë dhe qoftë edhe një kategori aktivitetesh qeveritare të mos përdoren për fushatë.

Për Bashën

Unë nuk dua ta komentoj atë që e kisha në tavolinë. Ne nuk presim përgjigje, ne vazhdojmë punën. Por do gjejmë kohën për të diskutuar deri kur të fillojë shtypja e fletëve të votimit.

A është kjo oferta e fundit?

Unë s’kam lënë takim tjetër, por jam i gatshëm nëse duan ata. Por asgjë më shumë se kaq.

A do t’i shtyni zgjedhjet?

Nuk ka qenë diskutim data e zgjedhjeve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne