Kriza/ Pse Rama e fsheh kokën si struci

Kur u pyet të hënën në mbrëmje tek “5 pyetje nga Babaramo” për hyrjen e PD-së në zgjedhje, kryeministri u përgjigj se është në të drejtën e kësaj partie të bëjë vetëvrasje dhe për këtë se ndalon askush. Një qëndrim gati surreal ka pasur Edi Rama këto ditë sa herë e kanë pyetur lidhur me mundësinë për të shkuar i vetëm drejt 18 qershorit. “Askush nuk mund ta ndalojë PS-në të shkojë në zgjedhje”, “Nuk e bën opozita lirinë, por liria opozitën”, “forca të reja mund të krijohen nga vendet që do lërë bosh PD” kanë qenë përgjigjet e tij. Po të shihen me kujdes të gjitha bashkë ato konvergojnë në një pikë: Rama nuk ka përgjigje se çdo të bëjë nëse të gjithë bojkotojnë.

Kështu ai përdredh gjuhën kur pyetjes së parë për mospjesmarrjen e PD-së i shtohet edhe ajo për LSI-në. Përsëri kryeministri nuk ka formulë direkte, por fillon e filozofon se ku janë të ndryshëm dhe ku bashkohen me Ilir Metën.

Ndërsa kur i duhet të përballet me idenë se edhe zëra të rëndësishëm në opinionin publik e shohin si marrëzi rendjen fillikat drejt 18 qershorit, Rama thotë se nuk janë më shumë se 800 vetë, pjesë e një kazani të shiturish që shohin me xhelozi sukseset e tij.

Pra po ti marrësh me rradhë duket qartë se kryeministri po humbet përditë e më shumë sensin e realitetit, rrefuzon të përballet me problemet reale dhe fsheh kokën si struci duke i gjetur nga një epitet të gjithëve, por duke mos pasur alternative tjetër veç zgjedhjeve njëngjyrëshe, si ato që zhvilloi në partinë e tij dhe si ato që Kim Jong Un-i zhvillon rregullisht (Lapsi.al)

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne